Haradinaj: Dera për ngushëllime për Agron Haradinaj hapet nesër në kullën pranë Kompleksit Memorial të Dukagjinit
Haradinaj: Dera për ngushëllime për Agron Haradinaj hapet nesër në kullën pranë Kompleksit Memorial të Dukagjinit
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Haradinaj, ka vdekur sot. Kjo është bërë e ditur përmes njoftimeve të shumta në rrjetet sociale.
Vëllai i Nasim Haradinajt ndërroi jetë, ndërsa ende nuk dihet se kur do të varroset.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se me rastin e ndarjes nga jeta të Agron Haradinajt, dera për ngushëllime është e hapur që nga nesër, në Gllogjan, në Kullën Memoriale të Dukagjinit, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Me rastin e ndarjes nga jeta të familjarit tonë Agron (Smajl) Haradinaj, ju njoftojmë se dera për ngushëllime është e hapur që nga nesër (e premte), në Gllogjan, sipas traditave tona shqiptare.
Pritja do të bëhet në Kullën pranë Kompleksit Memorial të ZO të Dukagjinit.
Për detaje të tjera rreth varrimit do të ju njoftojmë me kohë.
Familja Haradinaj./Lajmi.net/