TË FUNDIT

Aktakuzë ndaj një doktori në Podujevë, si anëtar i komisionit rekomandoi mbesën për doktoreshë të Stomatologjisë

Aktakuzë ndaj një doktori në Podujevë, si anëtar i komisionit rekomandoi mbesën për doktoreshë të Stomatologjisë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit G.Th., për shkak të veprës penale “Konflikti i interesit”, nga neni 417 paragrafi 1 të KPRK-së.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri i lartcekur, në cilësi të personit zyrtar (mjek) në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ka marrë pjesë personalisht në një çështje zyrtare, lidhur me përzgjedhjen e një doktori të Stomatologjisë në QKMF Podujevë, dhe atë të mbesës së tij, në atë mënyrë që në cilësinë e anëtarit të komisionit për vlerësimin e kandidatëve në testin me shkrim dhe intervistimin me gojë, ka rekomanduar që e njëjta të zgjidhet si doktor i Stomatologjisë, në konkursin e publikuar më 09.06.2022, e cila është përzgjedhur në këtë pozitë, dhe pas verifikimit të lidhjes familjare ky konkurs është anuluar”thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu është theksuar me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale të lartcekur, andaj Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *