TË FUNDIT

Vazhdon “grindja” Mustafa- Peci: Të paktën nuk më ka bënë ministër Rrahman Morina

Vazhdon “grindja” Mustafa- Peci: Të paktën nuk më ka bënë ministër Rrahman Morina

Një “debat” virtual ka ndodhur sot mes ish- kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

“Monitoroje tensionin”. Kjo ishte pika që Peci, përdori si argument kundrejt ish-kryeministrit Isa Mustafa, pasi ky i fundit përmendi presidenten Vjosa Osmani në lidhje me marrëveshjen në Bruksel, duke e quajtur si juriste e zonja “e vetëshitur”.

Ndërsa, Mustafa për lajmi.net iu ishte kundërpërgjigjur duke thënë se nuk merret me “rrugaçë”, e rrjedhimisht, as me ministrin Peci, të cilin Vjosa Osmani e Albin Kurti e kanë bërë ministër.

“Me rrugaçët nuk jam marrë asnjëherë, prandaj nuk shoh arsye të merrem as me Pecin. Është thjeshtë një sjellje e një fëmiu të rrugës, të cilin Vjosa dhe Albini e kanë bërë ministër”, ka thënë Mustafa për lajmi.net.

Pas, kësaj ka reaguar përsëri ministri Peci duke thënë se te paktën nuk është bërë ministër nga Rrahman Morina.

“E vertete qe Znj. Vjosa Osmani e Albin Kurti me kane bere minister. Te pakten nuk me ka bere Rrahman Morina.”, ka shkruar Peci./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *