Rasti kundër krerëve: Publikohen emrat e rreth 80 viktimave të pretenduara të UÇK-së
Rasti kundër krerëve: Publikohen emrat e rreth 80 viktimave të pretenduara të UÇK-së
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka publikuar një version më pak të redaktuar të aktakuzës ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Heqja e redaktimeve dhe publikimi në këso lloj forme, ka bërë që Prokuroria t’i bëj të ditur edhe emrat e atyre që pretendon të jenë viktima të UÇK-së në rastin e krerëve, shkruan lajmi.net.
Në aktakuzë, janë publikuar emrat e rreth 80 personave që dyshohet të jenë viktima të UÇK-së në forma të ndryshme, përfshirë mbajtjen e paligjshme, zhdukjen apo edhe vrasjen e tyre.
Shumica nga emrat e publikuar, vërehet se i përkasin nacionalitetit serb.
Gjithashtu, në aktakuzë ka edhe emra të tjerë që pretendohet të jenë viktima, mirëpo të cilët janë redaktuar. /Lajmi.net/