TË FUNDIT

Deputetja Bajrami: Ministrave të Kurtit dje u dolën pagat 400 euro më të larta

Deputetja Bajrami: Ministrave të Kurtit dje u dolën pagat 400 euro më të larta

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami është deklaruar në lidhje me pagat të cilët morën dje zyrtarët shtetërore pas miratimit të Ligjit të Pagave.

Deputetja Bajrami tha se ministrave nga Qeveria Kurti dje u kanë dalë pagat për rreth 400 euro më të larta, në krahasim me muajin janar.

Madje ajo tha se tashmë ka filluar edhe një tallje nga këta ministra karshi qytetarëve, transmeton lajmi.net.

Bajrami reagoi edhe në lidhje me deklaratën e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila tha se konfiskimi i pajisjeve për mihje të kriptovalutave ndikoi në kursimin e 1 milion eurove.

Sipas Bajramit, kjo nuk përputhet me të dhënat e KOSTT-it dhe të ZRRE-së.

Postimi i plotë:

Ministrave të Kurtit dje u ka dalë paga për rreth 400 Euro më e lartë, në krahasim me muajin janar. Tani paskan fillu edhe u tallë me qytetarët.

Mosni se nuk është mirë kështu!

Ministrja paska thanë janë kursy 1 milion euro. Ku ministre ke kursy, pasiqë të dhënat e KOSTT-it dhe ZRRE-së, e të cilat ju asnjëherë nuk i keni kontestu thonë se vetëm shpenzimi i energjisë në katër komunat verior, për 2022 kapë shumën prej 63 milionë euro./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *