TË FUNDIT

Autori i dy vrasjeve në Tiranë, ende i lirë

Autori i dy vrasjeve në Tiranë, ende i lirë

Një vrasje e rëndë u shënua mesditën e sotme në Paskuqan ku mbetën të vdekur 2 persona dhe u plagosën rëndë 3 të tjerë.

Autori i vrasjes Dani Hutra shkoi në shtëpinë e ish- bashkëshortes dhe qëlloi me armë zjarri drejt shtëpisë ku ajo jetonte.

40-vjeçari la të plagosur me armë zjarri Elena Hysën, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysën, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Burime nga spitali bëjnë me dije se dy të plagosurat janë koshiente, gjendje shëndetësore stabël, nën trajtim intensiv nga stafi mjekësor.

Pas kësaj masakre ndalesa e radhës ka qenë në Kodër Kamëz ku ka ekzekutuar në oborrin e banesës Etleva Kurtin, 31-vjeçe.

Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt që Hutra ka pasur në burg me vëllain e viktimës Vladimir Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Buci.

40-vjeçari ka goditur me thikë të dashurën e tij, Marjana Gurakuqi, 40 vjeç, shitëse në një dyqan rrobash në atë zonë. Dyshohet se shkak është bërë konflikti për shkak të likujdimit të një borxhi. Gurakuqi ka marrë plagë të lehta.

Dani Hutra rezulton një vrasës serial pasi në vitin 2007 është akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëjetueses së tij, Dafina Havalja 22 vjeç, me të cilën bashkejetonte në një banese me qira në një lagje të Tiranës.

Ndërsa në vitin 2003 mori peng nënën dhe kunatën, dhe përdhunoi kunatën tjetër.

Policia është ngritur në këmbë për kapjen e Dan Hutrës.

Drejtori i policisë Rrumbullakut u ka dërguar një mesazh të gjithë komisariateve në Tiranë dhe jashtë për ngritjen e postoblloqeve në çdo segment rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *