TË FUNDIT

Tahiri: Sot amatorët mashtruan punëtorët, ekzekutuan të ashtuquajturat paga

Tahiri: Sot amatorët mashtruan punëtorët, ekzekutuan të ashtuquajturat paga

Gjatë ditës së sotme është bërë ekzekutimit të pagave në sektorin publik me koeficient të ri. Lidhur me këtë çështje ka pasur shumë reagime si nga opozita ashtu edhe nga shoqëria civile.

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ai ka kritikuar shpërndarjen e pagave duke thënë se punëtorët u mashtruan, përcjell lajmi.net.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka shtuar se mënyra si janë shpërndarë pagat është agjendë politike e Qeverisë.

“Sot amatorët vendimmarrës dhe një kontigjent i vogël jo profesionistësh, ekzekutuan të ashtuquajturat Paga. Sot, shumica dërrmuese e profesionistëve në administratën publike, mbi 80 mijë u fyen, u tallën, u mashtruan. Ata në vend të pagave, pranuan transfere kuturu. Disave nuk u janë llogaritur shtesat, të tjerëve përvoja, rrëzikshmëria, të tjerëve kompensimet tjera, e kështu me radhë. Prapa kësaj qëndron agjenda politike e kësaj qeverie, pranoni pagat ose lëreni punën”, ka thënë ai.

Duke thënë se është turp, Tahiri ka theksuar se nuk po qeveriset përmes ligjeve.

“Këta nuk qeverisin përmes ligjeve, në fakt ligjeve ju referohen vetëm për të shtyrë përpara turpin, që thellë, këta të paditur e kualifikojnë si Revolucion”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *