TË FUNDIT

Dimal Basha hedh paralele mes Vuçiqit e Bërnabiqit dhe Thaçit e Mustafës

Dimal Basha hedh paralele mes Vuçiqit e Bërnabiqit dhe Thaçit e Mustafës

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, i ka dalë në mbrojtje liderit të tij, Albin Kurti pas takimit të djeshëm me Vuçiqin në Bruksel.

Në këtë kuadër Basha ka akuzuar përfaqësuesin e lartë të BE-së, Joseph Borrell, për deklaratën e tij pas takimit, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se Borrell, ani pse sipas tij presidenti serb, Aleksander Vuçiq Vuçiq po e refuzon planin franko-gjerman, në konferencë thoshte se “dy palët kanë qenë konstruktive”.

Po të sillej Kurti si Vuçiq, sipas Bashës, Borrell do ta thirrte një konferencë për ta fajësuar Kurtin.

“Megjithatë, kjo është beteja, dhe nuk habitem që Vuçiqi nesër e çon Bernabiqin me nënshkru, që nesër me thanë “nuk e kam nënshkru unë,” njejtë qysh thojke Hashimi për Isën, “nuk e kam nënshkru unë Asociacionin”, shkroi Basha.

Postimi i plotë i tij:

Një gjë jam i sigurt, që sikur ta refuzonte Kryeministri planin evropian mbrëmë, Borelli shumë shpejtë kish thirrë konferencë për shtyp për me fajësu Kryeministrin.

Mirëpo kur Vuçiqi e refuzon, edhe pse Borell tha se është dakord, ai prapë ne konferencë tregonte se si të dy palët kanë qenë konstruktive, kur nuk ishte e vërtetë!

Megjithatë, kjo është beteja, dhe nuk habitem që Vuçiqi nesër e çon Bernabiqin me nënshkru, që nesër me thanë “nuk e kam nënshkru unë,” njejtë qysh thojke Hashimi për Isën, “nuk e kam nënshkru unë Asociacionin. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *