TË FUNDIT

Abdixhiku: Kurtit i ka mbetur vetëm ta dakordojë datën e themelimit të Asociacionit

Abdixhiku: Kurtit i ka mbetur vetëm ta dakordojë datën e themelimit të Asociacionit

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se kryeministri i Kosovës sonte u pajtua me propozimin evropian, mbi normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Abdixhiku tha se nga deklarimi i Kurtit mbi këtë marrëveshje tashmë të dakorduar, por ende të paprezantuar në Kuvendin e Kosovës u vërtetuan brengat e LDK-së, të bëra tashmë publike.

“Kjo marrëveshje nuk është finale dhe nuk e përmban njohjen e ndërsjellë. Për më tepër ajo mban ambiguitet interpretues mbi statusin politik të dy shteteve.Gjithçka përveç njohjes – ishte qëllimi i Serbisë. Gjithçka përveç njohjes ka kjo marrëveshje sot, tashmë e pranuar nga palët.Dokumenti i pranuar po ashtu parasheh implementimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake – përfshirë dhe Asociacionin – si dhe statusin e veçantë për Kishën Ortodokse Serbe. Kryeministrit i ka mbetur vetëm ta dakordojë datën e themelimit te Asociacionit, meqë ai, me pranimin e zbatimit të marrëveshjeve paraprake, ka pranuar që ta themelojë atë”,tha Abdixhiku, transmeton lajmi.net.

Po ashtu Abdixhku tha se LDK konsideron se menaxhimi tërësisht i gabuar i procesit të dialogut nga kryeministri i Kosovës përgjatë dy viteve të fundit, ka zhvendosur procesin e dialogut nga një marrëveshje përfundimtare e ligjërisht të obligueshme në një marrëveshje bazë, pa njohje në të dhe me vazhdimësi dialoguese për vitet e ardhshme.

“Përfundimi në mes të zgjedhjes së një marrëveshje të tillë dhe izolimit eventual të Kosovës janë përgjegjësi e këtij kryeministri”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *