Para takimit të nesërm në Bruksel, Vuçiq konsultohet me presidentin turk Erdogan
Para takimit të nesërm në Bruksel, Vuçiq konsultohet me presidentin turk Erdogan
Një ditë para takimit në Bruksel, në mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksnadar Vuçiq ku pritet të diskutohet plani franko-gjerman, Vuçiq është konsultuar me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Vuçiq, i cili tha se me presidentin turk kanë shkëmbyer mendime për çështjet aktuale, rajonale dhe ato globale.
Gjithashtu ai tha se e ka informuar Erdoganin për qëndrimin e Serbisë para vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, transmeton lajmi.net.
“Ne ramë dakord se gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes në Ballkanin Perëndimor dhe se do të japim një kontribut të fuqishëm në stabilitetin rajonal përmes forcimit të marrëdhënieve serbo-turke”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/