TË FUNDIT

Aksident i rëndë trafiku në Zveçan, lëndohet katër persona

Aksident i rëndë trafiku në Zveçan, lëndohet katër persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën magjistrale Mitrovicë e veriut-Jarinje, saktësisht në Zveçan.

Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar janë katër persona.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se aksidenti ka ndodhur reth orës 15:40, ku të përfshirë ishin tri automjete.

“Në rrugën magjistrale Mitrovicë veri-Jarinje, në fshatin Rudar të Zveçanit rreth orës 15:40 është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë 3 automjete, njësitet policore iu kane përgjigjur rastit, është njoftuar emergjenca dhe me të arritur në lokacion është konstatuar se aksidenti është me lëndime trupore dhe dëme materiale”,tha ai.

Po ashtu Hoxha tha se sipas informatave fillestare, dyshohet se një nga automjetet e përfshira ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Sipas informatave fillestare dyshohet se një nga automjetet e përfshira ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe Policia po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave tjera në këtë aksident. Katër persona raportohet se janë të lënduar në këtë aksident dhe janë përcjell për trajtim mjekësor, përderisa ekipet kompetente policore janë duke kryer hetime relevante për trajtimin e rastit sipas procedurave ligjor”, shtoi ai./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *