TË FUNDIT

Lajçak: Plani evropian trajton vijat e kuqe të Kosovës e Serbisë

Lajçak: Plani evropian trajton vijat e kuqe të Kosovës e Serbisë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha se takimi i 27 shkurtit në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, është një ditë shumë e rëndësishme dhe shpreson që të jetë me rezultat.

“Presim që ata zyrtarisht dhe publikisht të deklarojnë se e pranojnë planin”, tha ai për RTK.

Sipas tij do të jetë më shumë se pranim gojor, por ai nuk ka dashur më shumë të flas për këtë.

“Është më rendësi që ajo që do të diskutohet të zbatohet, i inkurajomë palët të vijnë më propozime konstruktive dhe të arsyeshëm e lidhur me planin e zbatimit dhe është e drejtë që ata ta thonë planin e tyre. Pra ne duhet të përqendrojmë vëmendjen tonë të zbatimit që do ta bëj një plan real dhe të zbatueshëm”, tha ai.

Sipas tij plani është ai që trajton çështjen e që respekton vijat e kuqe të palëve dhe ofron maksimumin e arritshëm.

“Ka më shumë më tepër në këtë propozim, të cilat natyrisht nuk mund t’i shpalos në këtë moment, por në momentin që liderët miratojnë propozimin ai do të bëhet publik dhe ka shumë substancë dhe shumë gjëra pozitive për të dyja palët dhe kjo nuk është fundi i rrugës, sepse mandati im thotë se duhet të lehtësoj marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *