POLITIKATË FUNDIT

Publikohet fotoja – ky është ish-kampioni shqiptar i boksit, që u vra në Gjermani

Sipas trajnerit të tij, Ralf Markert, ai së fundmi ishte rikthyer sërish boksit, pas një shkëputjeje pasi kishte hyrë në rrugë të gabuara, me shokë mashtrues, dorgë, madje dhe burg.

“Pas burgut ai erdhi tek unë për stërvitje sepse donte të provonte boksin përsëri. Ai premtoi se nuk do të bënte më asgjë të paligjshme” tha trajneri.

Sipas Bild, në natën e ndërrimit të viteve, rreth orës 06:00 në Hafnerplatz, Liridon B. ka pasur një debat të dhunshëm me shokun e tij Andreas M. 23 vjeç, gjithashtu rekord droge. Ish-boksieri goditi me thikë në pjesën e sipërme të trupit, duke e plagosur rëndë.

Më pas dhe Liridon B. mori goditje me thikë. Se çfarë ndodhi atje, ende është e paqartë. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

DASH: Kosova e Serbia të krijojnë klimë për pajtim, marrëveshjet të zbatohen pa vonesa


Kosovë-Shqipëri

Hoti: Serbia ka shtuar paragrafë në dokumentin për të pagjeturit, nuk i pranojmë


Kosovë-Shqipëri

Sulmohet vetura me fëmijë brenda e qytetarit serb në veri të Kosovës – akuzohet Milan Radoiçiq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *