Fifin vetëm po e zbukuron shtatzënia
Këngëtarja e mirënjohur, Fifi, tani është në pritje të ëmbël.
Artistja po bëhet nënë për herë të parë nga biznesmeni, Adis Patushi, me të cilin janë në lidhje prej një viti.
Fifi po vazhdon të jetë aktive me koncerte dhe duket se po i shijon netët duke kënduar me bebin në barkë.
Nga imazhet e fundit në Instagram duket se shtatzënia vetëm e ka zbukuar artisten në pamje.
Ndërkohë, çifti ende nuk kanë zbuluar gjininë e foshnjës duke lënë pikëpyetje tek publik.
Ndryshe, Adisi është baba I një djali, Troi, nga martesa e tij e parë me modelen, Adrola Dushi.