POLITIKATË FUNDIT

EULEX konfirmon: Zëvendësimi i policëve në Leposaviq u bë me ndihmën tonë

Policët të cilët ishin të vendosur në veri të Kosovës u zëvendësuan nga kolegët e tyre të shtunën, pas 16 ditë qëndrimi.

Zëvendësimi u bë tek pas më shumë se dy javësh për shkak të vendosjes së barrikadave në ato zona.

Kjo u mundësua nga Misioni Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).

“Pas një kërkese formale të Policisë së Kosovës, më 24 dhjetor, EULEX-i shoqëroi një kolonë të policëve të rregullt të Policisë së Kosovës, të cilët bënin rotacion dhe zëvendësonin policët e rregullt në stacionin policor në Leposaviq”, thuhet në përgjigjen e EULEX për Klankosova.tv.

E diela shënon të 16-tën ditë që kur në veri u vendosën barrikadat nga serbët.

Në këtë formë ata po e kundërshtojnë arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq, i cili u prangos si i dyshuar për “Sulm terrorist” në Zyrën e Komisionit Komunal Zgjedhor, në Mitrovicën e Veriut.

11 barrikada janë vendosur në veri nga serbët lokalë deri më tani.

Në ato zona vërehet prezencë e shtuar e pjesëtarëve të KFOR-it, në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë.

Ndërkaq, policia ka shtrirë pikëkontrollet e saj në drejtimin Mitrovicë-Leposaviq me qëllim të pengimit të aktiviteteve kriminale, por duke siguruar kështu edhe lëvizjen e lirë.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po patrullojnë edhe nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke ofruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media gjatë së shtunës ka paralajmëruar se pas Krishtlindjeve do të takohet me komandantin e KFOR-it, për të sqaruar se si do veprohet me barrikadat në veri të Kosovës/Klankosova.tv

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

E dhimbshme, mërgimtari vdes gjatë rrugës për në Kosovë


Kosovë-Shqipëri

Trajkoviq thotë se vajza e saj u ndalua në aeroportin e Beogradit


Kosovë-Shqipëri

Iu bashkua ISIS-it bashkë me gruan dhe vajzën e mitur – gati 5 vjet burgim për kosovarin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *