POLITIKATË FUNDIT

Jetmir Troshani, fotografi i botës së egër

Pasuria floristike dhe e faunës në liqenin e Shkodrës është e madhe, habitati i pasur i botës së egër në të gjithë hapësirat shqiptare buron edhe nga fakti se vendi ynë ka shumë ditë me diell e kjo ndikon në shtimin e llojeve të ndryshme të shpendëve dhe kafshëve ndërsa këto ditë në Shkodër ndodhet fotografi i botës së egër Jetmir Troshani, i cili evidenton këtë pasuri shqiptare.

Në fundjavë fotografi shkodran Jetmir Troshani solli një ekspozitë të botës së egër “Wild Expo” në bashkëpunim edhe me fotografë të tjerë të kësaj fushe në hollin e teatrit “Migjeni”, një ekspozitë kjo që do të “udhëtojë” në vende të ndryshme por viti i parë mikpritës u bë Shqipëria e pikërisht Shkodra.

Jetmir Troshani thotë se mbështetja e iniciativave të tilla ndihmojnë në ruajtjen e pasurisë së habitateve natyrore të vendit. Për të dokumentuar përmes fotografisë botën e egër nuk është një mision i lehtë dhe ka shpendë që janë shumë të vështirë për t’u kapur nga fokusi i aparatit.

Fotografi shkodran vazhdimisht sjell projekte të lidhura me habitatet natyrore dhe pak kohë më parë ai publikoi një kalendar të botës së egëe së bashku me kolegë të tjetër të natyrës i quajtur “Projekti Ester” por thekson se për vitin 2023 do të mendojë të realizojë diçka të veçantë në Shkodër.

Jetmir Troshani ka vite që jeton jashtë Shqipërisë dhe ai është vazhdimisht i fokusuar në fotografimin e shpendëve dhe kafshëve të rralla që gjenden në hapësirat shqiptare dhe përtej.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Berisha: Po të kishte guxim politik, barrikadat në veri do të largoheshin brenda 1 ore


Kosovë-Shqipëri

Si u shndërrua Brezovica në skemë korrupsioni


Kosovë-Shqipëri

Admirali i NATO-s: Do të vazhojmë partneritetin tonë me Serbinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *