POLITIKATË FUNDIT

“Albin Kurti tashmë ka rënë në kurthin e Serbisë”, thotë Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se Albin Kurti tashmë ka rënë në kurthin e Serbisë, pasi nuk po mund as të krijojë stabilitet e as të ushtrojë sovranitet në veri.

Abdixhiku ka shkruar në Facebook se Kurti sot nuk ka as edhe një plan shtetëror për të ballafaquar gjendjen në veri.

Në vijim shkrimi i plotë i Abdixhikut:

Normalizimi i jonormales

Barrikadat e grupeve kriminale po bëhen tashmë të zakonshme, siç po bëhet i zakonshëm dhe moszëvendësimi i qindra policëve të dorëhequr, prokurorëve, gjyqtarëve e punëtorëve administrativ në veri që s’ushtrojnë detyrat pa të cilat shteti nuk ka përfaqësim. Për më tepër, sot Kosova as nuk ka institucione shtetërore në veri e as që mund të organizojë zgjedhje demokratike për t’i zgjedhur këto institucione aty. Pra jemi në vakum administrativ. Nëse ishte keq e rëndë në Veri, sot është dhe më keq e edhe më rëndë se që ishte paraprakisht. Kjo është e vërteta në veri dhe këtë të vërtetë institucionet e Kosovës s’mund ta lejojnë të normalizohet tani.

Fjalimet e kota e populliste nga foltoret në Prishtinë sot humbasin përbrenda thatësisë. Sot humbasin dhe zërat që i kërkonin Kosovës t’i shpërfaqë sovranitetin aleatëve tanë, tek po të njëjtit aleatë që thirremi sot për ndihmë kur bandat kriminale të Serbisë e Rusisë veprojnë në territorin tonë lirshëm e pa pengim.

Prandaj koordinimi është mençuri e maturi. Ecja me aleatë ka qenë gjithnjë interes kombëtar i Kosovës. Ai shpërfaqet si servilitet vetëm përpara politikanëve të turmave e ideologëve anti-perëndim që për qëllim të hapur mbajnë rrënimin zhbërjen e Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë ndihmë. Nga aty të koordinojë çdo hap të ardhshëm me aleatë për të kthyer rendin e ligjin në veri. Sjellja e vonuar, apo e pakoordinuar, është vazhdimësi e rënies në kurthin e Serbisë.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Ministri Mehaj: Jemi të gatshëm me mbrojt vendin në çdo kohë, Serbisë nuk i besohet


Kosovë-Shqipëri

Aktivistja serbe: Djalin tim do ta dërgoja në Ushtrinë e Kosovës


Kosovë-Shqipëri

Mediumi boshnjak publikon video të disa serbëve të armatosur në veri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *