POLITIKATË FUNDIT

Hoti: Ligji për buxhetin 2023 është antikushtetues

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Ministrinë e Financave lidhur me buxhetin e vitit 2023 i cili ka shkuar në kuvend për votim në lexim të dytë.

Hoti ka thënë se Ligji për Buxhetin është antikushtetues, ashtu siç është paraparë, njofton KlanKosova.tv.

“Kemi kërkuar evidentim të premtimeve tuaja dhe nuk e keni bërë as këtë. Ka anomali substanciale. Ligji është qartë antikushtetues. Ministri as nuk ka dashur të reflektojë dhe nuk e ka argumentuar. Ky ligj mund të përfundojë direkt në Gjykatën Kushtetuese”.

“Mjetet e ndara për një rrugë në Prishtinë nuk mund të barten për një rrugë në Gjilan apo Mitrovicë”, është shprehur Hoti.

Sipas tij në të kaluarën nuk ka ndodhur që shumica e buxhetit të mbahet si kontigjencë në Ministrinë e Financave.

Hoti ka përmendur si anomali në buxhet edhe investimet e reja kapitale ku gjysma e tyre nga mbi 51 milionë janë lënë për katër komuna me të cilat qeverisë Lëvizja Vetëvendosje.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Njofton gazetari serb: Barrikadat do të hiqen shpejt


Kosovë-Shqipëri

Armiku kryesor i Putinit, Bill Browder: Autoritetet ruse dhe serbe janë të lidhura nga korrupsioni


Kosovë-Shqipëri

Osmani: Vuçiq e di mirë se prezenca e ushtrisë serbe në Kosovë mori fund më 12 qershor 1999

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *