POLITIKATË FUNDIT

“Burger King” u vihet pas “Burek Kingut” të dy shqiptarëve në Zvicër

Bekim Limani (35) dhe Fatmir Mehmedi (37) kanë mbi dy vjet që drejtojnë një “fast-food” të vogël në Zvicër që njihet si “Burek King”.

Puna po u shkon mirë, por tash ata po kërcënohen nga gjiganti ndërkombëtar “Burger King”.

Dy shqiptarët në Zvicër kishin mjaft për të luftuar gjatë kësaj periudhe. Kur ata hapën këtë filiale të “Burek King” në Luzern në vitin 2020, u desh të ndiqnin rregulloret strikte për luftimin pandemisë COVID-19, duke mbyllur terracat.

Të dy e tejkaluan këtë sfidë, e këtë verë ata hapën një degë të dytë në “Dietikon Zh” në Zvicër.

Por, më pas erdhi një problem tjetër, dhe atë mjaft i madh. Më 6 korrik ata morën një letër nga Burger King Co. Letra nga avokatët e “Burger King”, të cilën e posedon gazeta zvicerane “Blick”, thotë: “Burek King po merr pothuajse plotësisht markën e vjetër ‘Burger King’”.

“Burger King” ka akuzuar se po i merren klientët duke e pvërtetësuar kështu markën e saj.

Gjiganti amerikan ka kërkuar që pronarët e bizneseve të nënshkruajnë një marrëveshje.

Në të, Limani dhe Mehmedi, do të dakordohen që të mos ofrojnë kurrë senudiçe apo hamburgerë në linjën e tyre.

Ata po ashtu duhet të personalizojnë logon e tyre. BK duhet të hiqet nga kurora në logo. Një çështje e shtrenjtë për pronarëat. Sepse, logoja me inicialet është vendosur kudo. Në këmisha të punonjësve, në furgon e në pecete. Madje i kanë vendosur këto edhe në karrige e po ashtu në terracë.

“Kostoja e një rregullimi të tillë është shumë i lartë”, tha Limani.

Për një kohë të gjatë Limani dhe Mehmedi nuk e dinin çfarë të bënin.

“Kishte disa netë ku biseduam”, thotë Limani.

Më në fund, ata punësuan një avokat dhe kërkuan këshilla.

Limani dhe Mehmedi vendosën të mos nënshkruajnë atë letër të ofruar nga avokati i “Burger King” dhe humbën afatin.

Sepse, Limani e Mehmedi nuk e shohin pse duhet ndryshuar logon.

“Burger King ka një hamburger si logo e nuk ka kurorë”, thonë ata.

Tani ata frikësohen se do të përballen me proces gjyqësor me vite. Dyshoja nuk do të mund të përballonte një gjë të tillë.

“Burger King është një kundërshtar shumë i fuqishëm për ne”, thotë Fatmir Mehmedi.

Dy shqiptarët janë të befasuar që “Burger King” po merret me ta. “Burger King” nuk pranoi t’i përgjigjej “Blickut” për rastin.

Afro 12 persona punojnë në dy degët e “Burek Kingut” dhe një degë e tretë ishte planifikuar të hapej në fund të dhjetorit. “Burek King” shet byrek.

Nëse “Burger King” nuk heq dorë nga padia, atëherë situata duket e zymtë për “Burek Kingun”.

“Kemi frikë për biznesin tonë, me këtë sigurojmë jetesën”, thotë Limani.

Limani e Mehmedi donin të drejtonin biznesin e tyre në paqe.

“Ne jemi shumë të ndryshëm nga Burger King. Ne dëshirojmë t’ua vërtetojmë këtë njerëzve përgjegjës në Burger King. I ftojmë ata te ne për një byrek!” – thotë Limani.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Presidentja e Kosovës reagoi ndaj kritikave për pamjen e saj fizike


Kosovë-Shqipëri

Kurti: Aplikimi në BE, ditë historike për popullin e Kosovës


Kosovë-Shqipëri

Varhelyi për liberalizimin e vizave për Kosovën: Puna e përbashkët për luftimin e krimit ka dhënë rezultate

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *