SPORTITË FUNDIT

Milan po punon për rinovimin me Leao, shtohet presioni nga Chelsea

Rafael Leao vazhdon të jetë prioriteti i Milan.
Skuadra e Milan akoma nuk ka gjetur një marrëveshje për rinovimin e kontratës me Rafael Leao.

‘Rossoneri’ kanë bërë një ofertë por ajo ofertë s’e ka bindur portugezin. Gjithsesi, klubi po vazhdon të bëjë maksimumin për të siguruar një nënshkrim nga ai.

Siç raporton GIanluca Di Marzio, Milan është në kërkim të një rruge që çon te nënshkrimi, por është një problem që nuk pritet të gjej zgjidhje së shpejti, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, skuadra e Chelsea është ajo që po shton presionin te ‘Rossoneri’, me tentimet për të marrë Leaon.

Milan kishte marrë një ofertë nga Chelsea për kartonin e portugezit, por e kishte refuzuar atë.

Mbetet të shihet nëse misioni i Milan do të mbyllet me sukses.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Sport

Lajm i mirë për Francën – Rabiot dhe Upamecano gati për Marokun


Sport

Statistika e çmendur e Messit: Më i miri në fushë në 52% të ndeshjeve që luajti prej viti 2009 e këtej


Sport

Modric: Kemi një medalje bronzi në lojë, duhet të përgatitemi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *