Lajm i mirë për Francën – Rabiot dhe Upamecano gati për Marokun
Shumë dilema pati në kampin e Francës, për gatishmërinë e lojtarëve për gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
Sonte, në kuadër të Kampionatit Botëror 2022 luhet gjysmëfinalja e dytë, mes Francës dhe Marokut.
Dy kombëtaret kërkojnë një biletë për destinacionin e fundit, ku do t’i pres kombëtarja e Leo Messit, Argjentina.
Para kësaj ndeshje, një grip u përhap në kampin e Francës, ku thuhej se u sëmurën dy yjet Adrien Rabiot e Dayot Upamecano, përcjell lajmi.net.
Megjithatë, të rejat e fundit nga Fabrice Hawkins thonë se të dy lojtarët ndihen shumë më mirë dhe janë gati për sot.
Edhe Rabiot e edhe Upamecano pritet ta nisin gjysmëfinalen sonte nga minuta e parë.