Futbollisti iranian mund të dënohet me vdekje nga autoritetet e vendit të tij
Futbollisti profesionist iranian Amir Nasr Azadani përballet me ekzekutimin e mundshëm për rolin e tij në fushatën për të drejtat e grave në vendin e tij, i cili është tronditur nga trazira serioze muajt e fundit për shkak të një kryengritjeje civile kundër regjimit të liderit suprem Ali Khamenei.
Në raport, BBC kujton se protesta nisi për shkak të vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila vdiq në paraburgim nga anëtarët e “policisë së moralit” për shkak se dyshohet se nuk e kishte mbuluar siç duhet fytyrën me hixhab.
Vdekja e saj shkaktoi një ortek protestash në Iran, të cilave iu bashkuan figura të shquara nga bota e filmit, teatrit dhe sportit, si Amir Azadani. Rezistenca e tyre ndaj represionit ishte gjithashtu e dukshme globalisht disa kohë më parë kur skuadra iraniane e futbollit refuzoi të këndonte himnin kombëtar gjatë ndeshjes së parë të Kupës së Botës në Katar kundër Anglisë.