Dalic i Kroacisë konfirmon lëndimin e Brozovic
Trajneri i kombëtares së Kroacisë, Zlatko Dalic ka konfirmuar një lëndim të Marcelo Brozovic.
Gjysmëfinalja e Kupës së Botës mes Kroacisë dhe Argjentinës nuk shkoi aspak mirë për kroatët, që përpos rezultatit, panë të lëndohet edhe Marcelo Brozovic.
Brozovic u zëvendësua në pjesën e dytë dhe kjo lëvizje u pa si e befasishme. Por, pas ndeshjes, Dalic zbuloi arsyen.
“Marcelo ndjeu një kërcitje në muskujt e tij dhe kështu vendosëm të mos e përdorim deri në fund”, tha Dalic, përcjell lajmi.net.
“Ne zgjodhëm të ruanim atë për ta pasur në dispozicion për ndeshjen që vlen për vendin e tretë”, shtoi ai.
Kroacia luan për pozitën e tretë me humbësin e sontëm, mes Francës dhe Marokut.