Padi për 56 vjeçarin i cili përmes mashtrimit arriti të përvetësojë rreth 2 mijë euro
![DAP, DHP, administrate, sportel, qytetar, administrata publike shteterore](https://i1.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2020/11/Salter-Ujp-12.jpg?fit=800%2C524&ssl=1)
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur padi ndaj 56 vjeçarin P.B. nga Shkupi në bazë të dyshimeve se ka përvetësuar 113 100 denarë përmes veprës penale – mashtrim, transmeton Portalb.mk.
“I denoncuari, gjatë vitit 2022, me tregimin e rrejshëm të fakteve, e ka sjell në lajthitje përfaqësuesin ligjor të subjektit juridik të dëmtuar, duke u prezantuar si bashkëpunëtor dhe përfaqësues i autorizuar i subjektit tjetër juridik dhe se ka dëshirë të porosisë mallra tregtare në emër dhe në llogari të subjektit juridik për të cilin kinse është bashkëpunëtor dhe përfaqësues i autorizuar”, sqaroi Policia.
Vepra “mashtrim” është e dënueshme në bazë të nenit 247 nga Kodi Penale.
F1 C Send an email 17:35, 13-12-2022