POLITIKATË FUNDIT

KFOR-i deklarohet për situatën në veri: Të shmanget çdo përshkallëzim i ri, Kosova dhe Serbia çështjet t’i zgjidhin përmes dialogut

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e brishtë, ndonëse në 24 orët e fundit nuk është raportuar për ndonjë incident.

Lidhur me situatën e krijuar atje, ka reaguar edhe KFOR-i, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe Serbisë që çështjet t’i zgjedhin përmes dialogut.

“E vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Më tej KFOR-i ka theksuar se mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti, të dielën bëri të ditur se KFOR-i ka kërkuar pak kohë në mënyrë që të reagoj për heqjen e barrikadave që janë vendosur në veri.

Ai madje i bëri thirrje KFOR-it që të garantojë lirinë e lëvizjes.

“Ne po presim. KFOR-i po kërkon pak kohë që të kryejë punë shpejtë, prandaj ne po presim. Unë besoj që ne po zgjidhim rrugën më të mirë të mundshme. Po del qëllimi i vërtetë i dorëheqjes së policëve të udhëhequr nga Beogradi. Po del që urdhri i Beogradit që të dore hiqen serbët nga Policia në Kosovë është bërë në mënyrë që kur bandat të qëllojnë mbi uniformat e Kosovës të sigurohet që nuk ka serbë”, deklaroi Kurti.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

BE-ja miraton statusin e vendit kandidat për Bosnjën


Kosovë-Shqipëri

Video e rrallë Adem Demaçi duke kënduar me një grup këngëtarësh, aktorësh e gazetarësh


Kosovë-Shqipëri

SHBA i përkrahë përpjekjet e Kosovës për luftimin e korrupsionit, thotë ambasadori amerikan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *