POLITIKATË FUNDIT

Franca e shqetësuar me situatën në veri, kërkon uljen e tensioneve

Franca ka reaguar pas vendosjes së barrikadave nga serbët në veriun e Kosovës.

Në një deklaratë të Ministria e Jashtme, shpreh shqetësimin lidhur me situatën e krijuar atje.

MPJ-ja franceze e dënon fuqishëm sulmin mbi policët e EULEX-it dhe aktet e tjera të dhunës.

“Palët të tregojnë përmbajtje maksimale dhe ndjenjë të përgjegjësisë për t’i ulur tensionet” thuhet në deklarimin e Ministrisë së Jashtme të Francës.

Franca inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë me dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Franca e mbështet plotësisht ndërmjetësimin evropian, i cili duhet të bëjë përparim në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe të bëjë përparim në perspektivat e të dy vendeve për një të ardhme në Evropë”.

Ministrja e Jashtme, Catherine Colonna, në reagim thekson se do të bisedojë për këtë çështje me homologët e saj evropianë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, që po mbahet në Bruksel.
E marta, është dita e katërt e vendosjes së barrikadave në veri në afërsi të pikave kufitare me Serbinë.

Kjo për shkak të arrestimit të një ish-policit Dejan Pantiq, i cili dyshohet se sulmoi policinë në Zveçan ku mbeti i plagosur një zyrtar policor.

Ngjarjet në veri kanë shkaktuar reagime tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Bashkimi Evropian.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Kurti: Këtë javë do të dorëzojmë aplikimin për anëtarësim në BE


Kosovë-Shqipëri

Tensione në Kosovë, sulme hibride në Maqedoni dhe Mal të Zi, kush po e destabilizon Ballkanin?


Kosovë-Shqipëri

Situata e sigurisë në veri mbetet e brishtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *