POLITIKATË FUNDIT

RMV, prej nesër do të lirohen derivatet, është publikur çmimorja e re

Derivate të naftës

Çmimet e benzinës EUROSUPER BS-95, EURODIESEL-it (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nga sonte në mesnatë do të ulen për 1,5 denarë për litër, ndërsa benzina EUROSUPER BS-98 për një denar për litër, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin, çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 1.75 për qind, transmeton Portalb.mk.

Çmimi i ri me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 do të jetë 76 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 78,5 denarë, EURODIZEL (D-E V) për 78 denarë dhe vaj ekstra i lehtë për amvisëri për (EL-1) për 75,5 denarë. denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së, çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS ulet për 0,686 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 39,370 denarë.

Nga KRRE theksojnë se çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e praprake, shënojnë rënie mesatare prej 2,878 për qind për benzinën, 2,729 për qind për dizelin, 2,516 për qind për vajin ekstra të lehtë dhe rënie mesatare prej 2,069 për qind për mazutin. Kursi i dollarit ndaj denarit është më i ulët për rreth 0,151 për qind.

N. D. Send an email 13:52, 12-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *