ROZË

Personat më të kërkuar në Google për vitin 2022

Jo më kot janë më të paguarit në botë. Kjo, pasi janë edhe ndër njerëzit më të kërkuar në internet. Si çdo vit, motori më popullor i kërkimit mes njerëzve në të gjithë botën, Google ka ndarë me publikun renditjet e gjërave më të kërkuara gjatë vitit që po lemë pas.

Dhe ndarja vjen sipas kategorive, personazhi apo më saktë emri më i kërkuar, këtë vit, fjalët më të kërkuara apo edhe lajmet më të klikuara të vitit.

Mes fjalëve më të klikuara në Google, janë padyshim Ukraina, Mbretëresha Elizabetë, Kupa e Botës apo edhe iPhone 14. Edhe për lajmet më të klikuara të vitit është Ukraina, vdekja e Mbretëreshës Elizabeth, rezultatet e zgjedhjeve, lija e Majmunit, uragani Ian, gjyqi i Johnny Depp apo Will Smith në ceremoninë Oscar.

Sa i përket 10 emrave më të kërkuar në një vit, ato janë: Johnny Depp, Will Smith, Amber Heard, Vladimir Putin, Chris Rock, Novak Djokovic apo edhe kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.

Mesatarja e klikimeve për një prej këtyre personazheve ishte 5.6 milionë kërkime në muaj.
Lista e më të kërkuarve në botë në Google për vitin 2022:

– Johnny Depp

-Will Smith

Amber Heard

-Vladimir Putin

-Chris Rock

-Novak Gjokoviq

-Anna Sorokin (Delvey)

-Andrew Tate

-Rishi Sunak

-Simon Leviev

Original Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *