SPORTITË FUNDIT

“Të gjithë dështojnë, je më i fortë se kaq”, Modric ngushëllon Rodrygo

Kroacia mund të konsiderohet si surpriza më e madhe në këtë fazë të çerekfinales së Kupës së Botës, të paktën deri në këtë moment. Ballkanasit eliminuan nga pika e bardhë e penalltive Brazilin me 120 minutat që nuk prodhuan fitues dhe u mbyllën në barazim 1-1. Për kombëtaren Selecao, gabuan Rodrygo dhe Marquinhos teksa pas triumfit të kroatëve, lojtarët amerikano-latinë shpërthyen në lot.

Një nga ata që nuk u përmbajt aspak ishte Rodrygo të cilit i rëndonte edhe gafa te penalltia. Megjithatë, aty pranë u gjend Luka Modric, i cili gjeti kohën për të lënë paksa festën e shokëve të skuadrës dhe iu afrua sulmuesit brazilian me të cilin ndan dhomat e zhveshjes te Real Madrid. Në një video të publikuar së fundmi, shihet Modric që tenton t’i ngrejë moralin Rodrygos duke i thënë se ai është shumë më i fortë dhe se të gjithë dështojnë.

“Jepi, bëhu i fortë sepse nuk ka ndodhur asgjë. Je shumë më i fortë se kaq, të gjithë dështojnë. Do të kthehesh edhe më i fortë”, ishin fjalët e Modric për Rodrygo, me veteranin kroat që tregoi të gjithë klasin e tij edhe pa pasur një top në këmbë.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Sport

Pele me mesazh emocionues për Neymarin, pasi ylli brazilian barazoi rekordin e legjendës


Sport

De Jong: Arbitri ishte skandaloz, u ndikua nga madhështia e Messit


Sport

Kapiteni gjerman thyen këmbën duke bërë ski, mbyll sezonin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *