POLITIKATË FUNDIT

Pas lajmeve të Portalb, “Tetova Transport” filloi me vendosjen e ulëseve nëpër nën-stacione

Foto: NP "Tettova Transport"

Pas disa lajmeve të Portalb.mk për mungesën e ulëseve te nën-stacionet e autobusëve të transportit publik dhe improvizimin e qytetarëve me karrige dhe gjësende nga shtëpia, sot ndërmarrja “Tetova Transport” filloi vendosjen e ulëseve nëpër këto nënstacione.

“Edhe pse çdo ditë përballemi me vështirësi dhe pengesa në komunikacion, NP “Tetova Transport” – Tetovë në bashkëpunim me Komunën e Tetovës sot filluan vendosjen e ulëseve nëpër nënstacionet e autobusëve. Çdo ditë punojmë në përmirësimin dhe lehtësimin e kushteve të shfrytëzuesve të transportit publik”, informoi NP “Tetova Transport”.

Nga mungesa e karrigeve adekuate, në disa pika, siç është te nën-stacioni te Gjykata e Tetovës, qytetarët shpesh me vetë-iniciativë kanë vendosur karrige nga mobiljet shtëpiake.

Kujtojmë që vendosja e karrigeve nëpër nënstacione ishte premtim i “Tetova Transport” për Portalb.mk ku në shtator thanë pas “marrjes së nën-stacioneve në pronësi të ndërmarrjes, si punë e parë do jetë vendosja e karrigeve nëpër nën-stacione”.

Një nën-stacion i autobusëve ka kushtuar rreth 4,524 euro.

Ndryshe, “Tetova Transport” në gjashtë-mujorin e parë ka punuar me humbje. Raportin e plotë do të mund ta lexoni nesër në Portalb.mk.

Fisnik Xhelili Send an email 15:55, 09-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *