Gjykata Kushtetuese mbeti me 6 gjykatës nga gjithsej 9, pasi u pensionua Vangelina Markudova
Me mbarimin e mandatit të gjykatëses Vangelina Markudova, Gjykata Kushtetuese prej sot mbetet vetëm me gjashtë gjykatës, nga gjithsej nëntë, njofton Portalb.mk.
Seanca e fundit në të cilën mori pjesë gjykatësja Markudova është mbajtur të mërkurën më 7 dhjetor dhe atëherë i mbaruan dhe obligimet e punës në Gjykatën Kushtetuese.
“Iniciativa e fundit për të cilën Markudova punoi dhe e referoi në seancë ishte Ligji për Paga dhe kompensime tjera të personave të zgjedhur dhe emëruar”, njoftoi Gjykata Kushtetuese.
Zvogëlimi i këtillë i numrit të gjykatësve, gjithsesi nuk shkon në dobi të autoritetit të institucionit dhe të vendimeve që i miraton.
Vangelina Markudova, punon aktivisht në gjyqësor që prej vitit 1984, duke filluar si praktikant dhe bashkëpunëtor profesional në gjykatën e Gjevgjelisë në të cilën në vitin 1986 është zgjedhur për gjykatës. Në vitin 1996 është zgjedhur për gjykatëse në Gjykatën Themelore Shkupi 1 në të cilën prej vitin 2007 deri në vitin 2013 ka punuar në sektorin për krim të organizuar dhe korrupsion. Më 21 nëntor të vitit 2013 është zgjedhur për gjykatëse kushtetuese me propozim të Këshillit Gjyqësor. Mandati i saj filloi më 7 dhjetor 2013 dhe mbaroi më 7 dhjetor 2022.
Në ndërkohë ka skaduar edhe mandati nëntëvjeçar i gjyqtarit Jovan Josifovski, i cili u largua nga Kushtetuesja në fund të janarit të këtij viti.
Gjykata Kushtetuese mbetet pa kuorum, me çka një numër i madh nismash të dorëzuara nuk do të mund të votohen.
Para një muaji, Kuvendi i zgjodhi Tatjana Vasiq-Bozaxhieva dhe Fatmir Skender për gjykatës të ri kushtetues, të cilët i plotësuan vendet e lira të katër gjyqtarëve.
Gjykata Kushtetuese vazhdimisht apelon deri te Kuvendi dhe Këshilli Gjyqësor që të zgjedhën edhe tre gjyqtar kushtetues që të plotësohen të gjitha vendet dhe Gjykata të punojë me kapacitet të plotë. Në Kuvend ka mbetur i bllokuar zgjedhja e Lubomir Joveskit, ndërkaq procedura për zgjedhjen edhe të një gjykatësi as nuk ka filluar.
- LEXO: VMRO-DPMNE dorëzoi interpelancë për deputen e LSDM-së për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues
- LEXO: RMV, pas diskutimit dyditor, Kuvendi votoi rendin e ditës dhe filloi debatin për zgjedhje të dy gjykatësve kushtetues
- LEXO: Gjykata Kushtetuese në dhjetor mbetet edhe pa një gjykatës, Kacarska alarmon për krizë kushtetuese
- LEXO: Pas filibasteringut të opozitës, zgjedhja e Joveskit për gjykatës kushtetues sërish në rend dite para deputetëve
- LEXO: As profesori Savo Klimovski nuk e kaloi filtrin e komisionit për gjyqtar kushtetues
- LEXO: Voisllav Dimovski nuk ka marrë mbështetje për gjyqtar kushtetues nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime
- LEXO: Kandidatët e opozitës, Branko Sekullovski dhe Vesna Jovanovska nuk morën mbështetje që të bëhen gjyqtarë kushtetuese
- LEXO: RMV, Komisioni kuvendor dha mbështetje për Bozaxhievën që të propozohet për gjykatëse kushtetuese
S. B. Send an email 16:16, 09-12-2022