SPORTITË FUNDIT

Gazetari italian: Real Madridi po interesohet për Muriqin

Real Madridi është duke kërkuar informacione për sulmuesin e Mallorcas, Vedat Muriqi.
Të paktën kështu raporton gazetari italian, Daimiano Er Faina, transmeton lajmi.net.

Shtatlarti kosovar është duke bërë një sezon fantastik me Mallorcan, duke qenë i dyti në listën e golashënuesve në La liga.

Vetëm Robert Lewandowski ka shënuar më shumë se bomberi prizrenas.

“Los Blancos” janë të interesuar që ta kenë një zëvendësues të denjë për Karim Benzeman i cili nuk mund të premtojë edhe shumë vite si udhëheqës i sulmit të “Mbretërve”.

Aktualisht nuk mund të flitet për një afat të afërt të kalimit të lojtarit në “Bernabeu”, por këto zëra mund të konkretizohen shpejt, veçmas kur bëhet fjalë për një interesim të Realit. /Lajmi.net/

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Sport

Real Madridi interesohet në Alejandro Garnacho


Sport

Capello: Në Katar u festua fundi i tiki-takas


Sport

Ndeshje për të mos u humbur sonte në Kupën e Botës – Brazili sfidohet nga Kroacia, Argjentina mat forcat me Holandën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *