Capello: Në Katar u festua fundi i tiki-takas
Ish-trajneri Fabio Capello është shprehur se Kampionati Botëror, pos tjerash, ka shënuar edhe fundin e futbollit tika-taka.
Italiani, duke iu referuar ndeshjes Marok – Spanjë, e cila përfundoi në të mirë të afrikanëve, tha se kjo humbje, për spanjollët, që njihen se luajnë futboll me shumë pasime, shënoi fundin e këtij sistemi loje.
“Në Katar festuam fundin e tiki-taka-s. Spanja i thotë lamtumirë “nëntëshes false”. Është diçka që mund të funksionojë në disa raste, por nuk mund të shndërrohet në sistem. Prania e një sulmuesi është thelbësore.
Posedimi i topit? Kur nuk shoqërohet me shpejtësi, nuk është produktiv. Futbolli i Pep Guardiolës ka evoluar në krahasim me dhjetë vjet më parë. Por le të kujtojmë se Barcelona atëherë kishte yje si Messi apo Iniesta në maksimumin e tyre për të zbatuar planin”, përfundoi ai. /Lajmi.net/