POLITIKATË FUNDIT

RMV, filloi përpilimi i teksteve për klasat e treta në bazë të konceptit të ri

Shkolla fillore "Faik Konica" në f. Odër
Shkolla fillore "Faik Konica" në f. Odër, foto arkiv

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka filluar procedurat për përpilimin e teksteve shkollore për klasat e treta në bazë të të konceptit të ri të arsimit, ashtu që deri më 13 shkurt do të pranojë aplikime, transmeton Portalb.mk.

“Ju njoftojmë se është shpallur thirrje për autorë për parashtrimin e propozimeve të teksteve shkollore për lëndët mësimore për klasën e tretë për vitin shkollor 2023-2024, për të cilët Byroja për Zhvillimin e Arsimit tashmë ka përgatitur programe të reja mësimore”, raportoi Ministria.

Konkursi i shpallur është për tekstet shkollore për gjuhën maqedonase, shqipe, turke, serbe, boshnjake, për matematikë, shoqëri dhe shkencat natyrore.

“Në konkurs mund të marrë pjesë autori me vetëm një dorëshkrim për tekst shkollor për një lëndë mësimore dhe ai duhet të përgatitet sipas plan-programit mësimor për klasën përkatëse dhe në përputhje me Konceptin për tekst shkollor për arsim fillor dhe të mesëm”, sqarojnë nga Ministria, duke theksuar se duhet të respektohet neni 10 nga Ligji për tekstet shkollore.

Ndryshe, deri më tani janë përpiluar tekstet shkollore për klasat e para, dyta, katërta dhe klasat e pesta në bazë të konceptit të ri. Koncepti i ri për arsim do të planifikon ristrukturimin e materialeve mësimore në shumicën e lëndëve në arsimin fillor.

F1 C Send an email 19:33, 07-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *