Osmani: Ndryshimet kushtetuese sa më shpejtë duhet të bëhen temë në Parlament
Ndryshimet kushtetuese duhet sa më shpejtë të bëhen temë në Parlament. Apeloj për konsensus shtetëror lidhur me çështjet evropiane dhe për arritje të marrëveshjes midis të gjithë partive politike se për çështjet evropiane, kushdo që të jetë në pushtet nuk do të kemi dallime, tha sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, njofton Portalb.
Ai në brifingun e sotëm me gazetarët theksoi se rregullativat dhe direktivat e BE-së duhet t’i pranojë kushdo që të jetë në pushtet.
“I gabueshëm është mendimi se ne negociojmë në Bashkimin Evropian. Janë fikse rregullativat dhe direktivat. Ju duhet t’i pranonin të atilla siç janë që të bëheni anëtare. Pa dallim se nëse në pushtet është LSDM, BDI ose VMRO-PDMNE, askush nuk ka mundësi diçka të ndryshojë në pjesën e negociatave me Bashkimin Evropian. Gjëja e vetme që mund të ndryshojë është dinamika e forëzimit dhe pranimit”, potencoi Osmani.
Ai porositi që kjo temë duhet të lihet anash në interes të qytetarëve të cilët dëshirojnë hyrje në BE, pa dallim se nga cila anë e skenës politike vijnë.
“Nëse nuk ka dallim, atëherë pse të mos e lëmë mënjanë këtë temë, në interes të qytetarëve të cilët e dëshirojnë BE-në edhe njëra dhe nga ana tjetër e skenës politike. Kemi mjaft tema të tjera për të diskutuar”, tha Osmani.
Ndryshe, Parlamenti do të duhet mbledhë shumicën e kërkuar prej dy të tretash për të miratuar ndryshimet kushtetuse të kërkuara nga Bullgaria. Kjo nuk dihet se si do të ndodhë, pasi pushteti nuk ka numra. Për këtë arsye, kryeministri Kovaçevski, ftoi në takim liderët e partive politike, takim i cili përfundoi pa ndonjë marrëveshje. Në deklaratën e tij për media, kryeministri Kovaçevski theksoi se takimi ka qënë i një rëndësie të veçantë, ku të gjithë liderët e pranishëm i kanë shpalosur qëndrimet e tyre.
Nga ana tjetër, nëse hapen këto ndryshime kushtetuese, partitë shqiptare duan që edhe 20% në Kushtetutë të zëvendësohet me “shqiptarë”, duke e paralajmëruar edhe si kushtëzim për mbështetjen e ndryshimeve kushteutese. ASH paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme, do të prezantojë pakon e kushteve për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese.
Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.
Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.
Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.
Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga Bullgaria. Sofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.
- LEXO: Ndryshimet kushtetuse për fillimin e negociatave në RMV, do të përfshihen pjesë të kombeve të tjera
- LEXO: Debat mbi ndryshimet kushtetuese në RMV: Shpejtësia e integrimit në BE varet më së shumti nga ne
- LEXO: Do të ketë hapje të Kushtetutës, por nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha Mariçiq
- LEXO: Pendarovski: Në këtë moment maksimumi 74 deputetë do të votonin për amendamentet kushtetuese
- LEXO: Kovaçevski për RTS: Është mirë që në Kushtetutë do të përfshihen edhe popuj tjerë
- LEXO: Mihael Roth në Shkup: Shpresoj të ketë kushte për ndryshime kushtetuese në parlament që të përshpejtohen negociatat
- LEXO: Mickoski është për “marrëveshje të re për Maqedoninë”: Nëse flitet për normën 20%, të diskutohet edhe për “badenterin” dhe “balancerin”
- LEXO: Ziberi: Nëse hapet Kushtetuta, duhet të jetë për anëtarësimin në BE dhe jo të imponohen kërkesa të tjera si fshirja e 20%
- LEXO: Ndryshimet kushtetuese mbajnë peng skenën politike në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Scholz pro anëtarësimit të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian
- LEXO: Osmani: Koha do të tregojë se miratuam vendim të mirë me pranimin e propozimit francez
F. I. Send an email 13:32, 04-12-2022