POLITIKATË FUNDIT

Po transportonin 10 kg drogë nga Korça në Elbasan, arrestohen tre persona, mes tyre një vajzë

Dy persona të cilët u kapën duke transportuar 10 kg lëndë narkotike nga Korça në drejtim të Elbasanit janë arrestuar nga policia.

Në pranga ranë L. Gj., 23 vjeç, banues në Pogradec, B. F., 28 vjeçe, banuese në Tiranë dhe G. P., 33 vjeç, banues në Korçë.

Ata po udhëtonin me një mjet tip “Audi”, me drejtues L. Gj. dhe pasagjere B. F. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit u gjetën 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në afërsi të automjetit u kap dhe u ndalua edhe G. P., i cili nga veprimet hetimore ka rezultuar bashkëpunëtor me 2 personat që ndodheshin në mjet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e G. P., u gjet një armë zjarri pistoletë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formë çokollate.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë, 10 kg kanabis dhe automjeti tip “Audi”.

Policia dyshon se janë të përfshirë edhe 5 shtetas të tjerë, të cilët u janë shpallur në në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme. /Tch

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Krasniqi kritikon qeverinë Kurti: Duhet mobilizim institucional e shoqëror në përkrahjen e personave me aftësi të kufizuar


Kosovë-Shqipëri

Koordinimi për Samitin BE – Ballkani Perëndimor, Michel fton presidenten Osmani ta përfaqësojë Kosovën


Kosovë-Shqipëri

Arrestohet 43 vjeçari në një lokal në Durrës, i akuzuar për tentim vrasje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *