POLITIKATË FUNDIT

Koordinimi për Samitin BE – Ballkani Perëndimor, Michel fton presidenten Osmani ta përfaqësojë Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se ky takim u realizua me qëllim të koordinimit më të mirë në prag të Samitit BE – Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.

Në takim u vlerësua fakti që për herë të parë, ky Samit do të mbahet pikërisht në Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar gatishmërinë e vendeve të BE-së për një angazhim më të madh drejt bashkëpunimit dhe partneritetit me vendet e rajonit.

Palët diskutuan po ashtu për deklaratën, e cila pritet të miratohet nga pjesëmarrësit në Samit.

Me këtë rast, Ambasadori Szunyog dorëzoi kopjen fizike të ftesës nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel për presidenten Osmani, e cila do ta përfaqësoj Kosovën në Samitin BE – Ballkani Perëndimor.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Krasniqi kritikon qeverinë Kurti: Duhet mobilizim institucional e shoqëror në përkrahjen e personave me aftësi të kufizuar


Kosovë-Shqipëri

Po transportonin 10 kg drogë nga Korça në Elbasan, arrestohen tre persona, mes tyre një vajzë


Kosovë-Shqipëri

Arrestohet 43 vjeçari në një lokal në Durrës, i akuzuar për tentim vrasje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *