Sot pritet të mbahet seanca e Apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj
Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Hagës, sot pritet të mbajë seancën në çështjen Gucati dhe Haradinaj.
Shqyrtimi do të fillojë në ora 13:30, thuhet sipas njoftimit.
Drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), janë arrestuar me 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe që nga kjo kohë gjenden në paraburgim.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj më 18 maj 2022 u shpallën fajtor për pengim të administrimit të drejtësisë dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë.
Gucati e Haradinaj u gjetën fajtorë se mes datave 7 dhe 25 shtator 2020, shpërndanë pa autorizim informacione konfidenciale dhe jopublike në lidhje me hetimet e Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së.