SPORTITË FUNDIT

U pyet çfarë i tha Lewas, Messi befason me përgjigjen e tij

Lionel Messi dhe Robert Lewandowski ndanë një moment së bashku gjatë mbrëmjes së kaluar.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Leo Messi me Argjentinën e tij mposhtën kombëtaren e Polonisë me rezultatin 0:2.

Pas ndeshjes, Messi dhe Lewandowski patën një bisedë të përbashkët. Gazetarët pyetën Messin se cila ishte biseda e tyre, por morën një përgjigje të papritur.

“Më mësuan se çfarëdo që ndodh në fushë, qëndron në fushë. Dhe e njëjta në dhomat e zhveshjes”, ka thënë Messi, i pyetur për bisedën me Lewy, përcjell lajmi.net.

“Asgjë nga ato që biseduam privatisht nuk del jashtë prej meje”, ka shtuar argjentinasi.

Pati disa spekulime që Messi e injoroi Lewandowskin gjatë ndeshjes, por biseda e tyre në fund hodhi poshtë gjithçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *