POLITIKATË FUNDIT

“Sy e veshë hapur, Kosovë!” – Reagimi i ashpër i Adriatik Dostit pas skandalit serb

Publicisti dhe analisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar pas deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviq, duke i cilësuar ato si dëshmi të një mendësie të rrezikshme antishqiptare në Serbi.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Dosti kritikoi edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe ministrin Ivica Daçiq, duke pretenduar se ata kanë tentuar të relativizojnë deklaratat e Paunoviqit. Ai shprehu gjithashtu kritika ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për atë që e cilësoi si mungesë reagimi zyrtar nga Tirana.

Në fund të reagimit, Dosti u bëri thirrje institucioneve dhe spektrit politik në Kosovë që të lënë mënjanë përplasjet e brendshme dhe të jenë të bashkuar përballë, sipas tij, rreziqeve që vijnë nga Serbia.

Shkrimi i plotë:

Cfare fshihet pas ” Corbes Srpska” …

Deklarata publike e diteve te fundit e njeres prej ministreshave te Vucit reth spastrimit etnik te fundviteve 90 ne Kosove prej Miloshevicit dhe Serbise genocidiste ka tronditur mbare boten e vecmas ate shqiptare.

…Te isha ne vend te Miloshevicit une do te kisha kryer spastrim etnik ne Kosove ne fund vitet 90 – tha pa ju marre goja hic Snezhana Paunovic.

Reagime te ashpra me te drejte ne Kosove dhe menjehere edhe shpallje Non Grata per njeren nga kucedrat kriminale serbe.

Protesta edhe prane BE dhe PE…reagime edhe nga Amerika e Nato etj…

Dhe i pari qe i del ne mbrojtje Paunovicit eshte krimineli tjeter Ivica Dacic i cili ” sakteson ” se…Snezha ndoshta e kishte fjalen ne ate se…kush nuk e ndjen veten serb ne Kosove le te kthehet mbrapsht ne Atdheun e tij…ne Shqiperi (???)…

Shikoni se sa edhe me e poshter e kriminale akoma eshte deklarata e Dacicit.

Pason kete radhe vete Vucic i cili i kritikuar ashper nga BE e i zene disi ngushte nderkombetarisht ” sqaron ” se …jo…jooo ..ne nuk jemi per lufte por per paqe, ndaj dhe duam mareveshje e fqinjesi te mire me te gjithe fqinjet tane …

Asnje fjale prej tij per deklaratat thellesisht antishqiptare te Snezhanes e te Ivices.

Shkon edhe me tej kucedra kriminele serbe teksa ne perpjekje per te justifikuar gjithe ate M…t qe nxorri nga goja kunder shqiptareve ne nje deklarate te dyte po ne tv serb ne vend qe te kerkonte falje publike thote…pse cuditeni kaq fort…une thashe ate qe ne serbet e themi cdo dite krejt normalisht mes njeri tjetrit…faji im i vetem ishte se une e thashe publikisht e ne tv…(???)

E me tej akoma kur shton se…ndoshta fjala spastrim etnik duhej zevendesuar me fjalen Debim …(???) dhe vetem kaq.

Me pas ju kerkon ndjese Vucicit, deputeteve serbe e ministrave kolege te saj .

Shikoni se cfare mendesie kriminale e makabre e nje ministreshe jo do si do te kabinetit te Vucicit por edhe nje deklarate e fikeshme dhe e rezikeshme e njerit prej njerezve me te afert te tij Dacicit.

Ka reaguar publikisht edhe vete ” shoqja per koke ” e Edi Rames ish spiunia sllovene e UDB …Marta Kos e cila thote se eshte shume e tronditur prej deklarates ne fjale…po hajd besoju po deshe mikeshave te Rames e te Vucicit.

Te ashpra edhe reagimet e disa kongresmeneve e senatoreve amerikane ndaj te cilave Vucici ndihet vertet e seriozisht …i zene ne faj.

Asnje reagim zyrtar nga Tirana kryeqyteti nr.2 i Serbise .

…Ju a dhame pergjigjen permes zedhenesit te shtetit shqiptar – thote Rama…dhe shton se…ne nuk do merremi me ate se c’ thote cdo lloj i cmenduri ne Beograd (???)

Nje dite me pas ne nje samit nderkombetar ministri i jashtem i Shqiperise dhe Gjuriqi serb takohen te buzeqeshur me njeri tjetrin…perqafohen …e a thua se asgje s’ ka ndodhur.

Reagime te forta nga Prishtina per mos reagimin e Shqiperise e te kryeministrit Rama ( se sa per Presidentin Bega as qe behet fjale pasi as e pyet e as e pjerdh me njeri prej kohesh ) …por te gjitha ne vesh te shurdher e ne adrese te gabuar.

Nga kush prisni ju qe te reagoje kunder Serbise…kunder Vucicit, Paunovicit, Dacicit e Gjuricit me shoke e shoqe o motra e vellezer …

Nga ai e parlamenti i te cilit nuk pranoi ta votoje Rezoluten kunder krimeve serbe ne Kosove…?

Prisni nga ai…bashke ideatori i Open Ballkan qe s’ ishte gje tjeter vecse nje thike pas shpine ndaj Kosoves ?

Prsni prej atij qe u zu me presh ne dore duke bere planet ogurzeza se bashku me Vucicin e Batonin per ndarjen e teritoreve te Kosoves ?

Prisni prej atij qe tokat e shenjta te Kosoves i quajti …toka te askujt ?

Prisni prej atij qe i tha Ramushit gomar…qe ju tha kosovareve se kush nuk voton per Thacin eshte idiot ?

Prisni prej atij qe edhe ish presidenten e Kosoves znj. Osmani e beri pis si veten ?

Prsni prej atij qe i mbylli deren kryeministrit Kurti e i tha se …bashke nuk kemi se per cfare te bisedojme…e nga ana tjeter priti ne Tirane me tapet te kuq kriminelin Vucic e u argalis me te…

Ndaj sy e veshe hapur Kosove …dhe mos prit nga ata qe gjithe jeten e tyre kane ndenjur zgjuar e me thike ne dore pas shpines tende .

Uji fle e hasmi s’ fle themi ne shqiptaret ..

Ndaj lerini zenkat banale mes njeri tjetrit…lerini aventurat per poste, karrige e pushtet te sejcilit prej jush…

E dilini balle e verini gjoksin Kosoves se fatkeqesisht komshiun e kemi te keq , agresor e armik …ne shekuj jemi pergjakur me te …

Sa me te keq ta kesh komshiun aq me te mire duhet ta kesh pushken ka thene para do kohe para popullit te tij…Albin Kurti…dhe saktesisht keshtu duhet te jete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *