TË FUNDIT

ZMNV trajtoi 52 raste të reja brenda një jave, 43 prej tyre për dhunë në familje dhe dy vrasje

Gjatë periudhës 02-09 tetor 2026 në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, Mbrojtësit e Viktimave në nivel të Republikës së Kosovës kanë trajtuar gjithsejtë 52 raste të reja të paraqitura në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave.

Sipas njoftimit për media thuhet se prej tyre janë 43 raste dhunë në familje, 1 rast trafikim, 2 raste dhunë seksuale, 1 rast sulm seksual, 2 raste vrasje, etj.

“3 raste të tjetra, 5 kërkesa për urdhër mbrojtje (KUM) të aprovuara në Gjykatë, 6 kërkesa për urdhër mbrojtje emergjente të aprovuara (KUME), 4 kërkesa për urdhër mbrojtje të përkohshme emergjente të aprovuara (KUME), 9 kërkesa për urdhër mbrojtje në proces, 2 aktvendime të refuzuara për urdhra mbrojtës nga gjykata, 91 seanca gjyqësore, 11 seanca në prokurori, 34 këshilla juridike, 5 aktgjykime dënuese, 1 aktgjykim lirues, 2 ankesa në shkallë të dytë, 9 parashtresa, 2 kërkesa për kompensim pranë komisionit –MD-së, 1 përfaqësim i rastit në Polici, 3 referim i rastit në ANJF, 1 referim i rastit në QPS”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *