TË FUNDIT

Zhgënjen AC Milani, pëson humbje nga Ferencvarosi

AC Milani ka pësuar një humbje të madhe në shtëpi nga Ferencvarosi, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Evropës.

Skuadra italiane zhvilloi një paraqitje të tmerrshme, ku u dominuan në të gjitha aspektet nga klubi hungarez, që fituan me rezultat 0-2.

Ferencvarosi e nisi shumë më mirë për të krijuar disa raste shënimi, por që dështuan të konkretizojnë.

Ishte Lenny Joseph që përfitoi nga një pasim i “falur” dhe shënoi nga afërsia për të kaluar Ferencvarosin në epërsi (52’).

⏱️ 66' | GOOOOOOOAAALLLLLL!!! HE DOES IT AGAIN! ⚽️⚽️🤯LENNY JOSEPH AT THE DOUBLE! WE ARE 2-0 UP AT THE SAN SIRO! THIS IS NOT A DRILL! 🦅💚 https://t.co/Rb4rewEgZ1 — Ferencvárosi TC (@Fradi_HU) November 5, 2026

Joseph pastaj e dyfishoi epërsinë me një gol të bukur pas bashkëpunimit me Zachariassen (66’).

Skuadra mysafire mbeti më pas me një lojtar më pak kur Dele u ndëshkua direkt me të kuq (80’), por çuditërisht paraqitja zhgënjyese e Milanit vazhdoi edhe në ato minuta të mbetura.

Edhe pse ishin me një lojtar më pak, Milani jo vetëm që nuk krijoi disa raste por faktikisht ishte afër edhe të pësonte golin e tretë.

Ferencvarosi kësisoj shkon në kuotën e 12 pikëve ndërsa Milani mbetet me tri sosh pas katër xhirove./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *