TË FUNDIT

Zendaya rikrijon pamjen ikonike të Halle Berry, Hailey Bieber zgjedh kostumin e engjëllit

Yjet e Hollywood-it festuan Halloween-in me kostume nga më të ndryshmet, duke sjellë transformime të frymëzuara nga personazhe të famshëm, engjëj dhe krijesa të frikshme.

Zendaya ishte ndër emrat që spikati këtë vit, duke rikrijuar një nga paraqitjet ikonike të Halle Berry në premierën e filmit “X-Men” në vitin 2002.

Me ndihmën e stilistit të saj, Law Roach, aktorja risolli veshjen e markës Lanvin, me bluzë të shkurtër dhe pantallona të shkurtra me bel të ulët, shkruan DailyMail.

Hailey Bieber zgjodhi një pamje engjëllore, ndërsa Heidi Klum vazhdoi traditën e kostumeve ekstreme, duke u shndërruar në një dorë të prerë njerëzore për festën e saj të përvitshme.

Modelja publikoi edhe pamje nga përgatitjet me efekte speciale dhe gjak artificial.

Në atmosferën festive u përfshi edhe Paris Hilton, e cila ndau momente me dy fëmijët e saj, Phoenix dhe London.

Halloween-i i këtij viti solli sërish një paradë kostumesh dhe transformimesh nga personazhet e njohur. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *