Zemërimi i saj – II
Pse?
Kur njeriu është i zemëruar,
duket i çmendur,
ndërsa kur e aktron zemërimin,
duket i zoti?
Na pëlqen kur dikush
e merr fjalën me nervozizëm,
i përplas fjalët,
shan ngapak
e çartet –
ama vetëm nëse
e aktron zemërimin.
Sepse,
nëse është vërtet i zemëruar,
duket i çmendur.
Më mirë se unë,
këtë e ka shpjeguar Seneka
te “Mbi mllefin”.
…
2.
Pse?
Vjosa Osmani
nuk përshëndetet me njerëz
si zonjë,
pa emocione –
por u gjuhet njerëzve
në përqafim,
si e dalë
nga burgu emocional?
Pse duhej të ndodhte
ai përqafim me Lumirin?
Shkundeshin:
herë majtas,
herë djathtas…
Desh e rrëzoi djalin.
I ra në dorë,
sikur të kërkonte shpëtim.
Pse duhet të duket
kaq melodramatike,
kaq euforike,
kaq nevojlie?
A s’bën
të dukesh e qetë,
që nuk e jep përqafimin
pa një dhimbje të madhe?
Pse tregton me dashuri?
Pse tregton
me përqafime?
Pse mendon
se populli gëzohet
kur dy ish “armiq”,
(komshij në lagjen e milionerëve),
i sheh të përqafuar?
…
3.
Unë:
sa herë jam e zemëruar,
e ridefinoj zemërimin.
Dhe e shtyj:
“Me këtë zemërim
merrem pas 21 ditësh.”
Pastaj,
kur vjen koha,
e sheh
që zemërimi
nuk lind gjithmonë
nga padrejtësia.
Dhe ai
që të ka zemëruar,
është njëfarë fantazme
që nuk do t’i japësh hije.
Sepse ajo që të djeg,
s’ka hije.
Si flaka.
…
4.
Dhe, sot pyes:
Pse Vjosa Osmani
nuk mund të mbijetojë
e vetme në politikë?
Si burrat.
Pse gjithmonë
duhet të jetë pas saj
një politikan
që e bën të madhe?
Ajo nuk e di:
nuk ka pasuri më të madhe
sesa ta ndërtosh veten.
S’mund të ta marrë askush
atë që s’ta ka dhënë.
Ndjehesh institucion,
anipse je e vetmuar.
Ndjehesh ushtri,
anipse s’ke pas vetes njeri.
S’ka pasuri më të madhe
sesa të jesh e pavarur.
Të jesh dikush,
pa pozitë.
Të jesh e madhe
dhe e vetmuar.
Të jesh –
kur nuk ke.
Provoje të jesh vetëm,
kur nuk të ndihmon,
nuk të mbron,
nuk të përkrah askush,
përveç mendjes sate.
Provoje,
në guxofsh.
Në vetmi
rritet mendja.
Jo në përqafimet e huaja.
…
5.
Mbrëmë pyeta:
Pse Vjosa Osmani
është kaq e zemëruar
me Albin Kurtin?
Pse mendon
se ai duhet
t’ia plotësojë dëshirat?
A i ka diçka borxh?
A ka ndodhur diçka
që ne nuk e dimë?
Pse e kërkon pozitën
si trashëgimi emocionale?
Pse e sentimentalizon politikën?
Pse ka ndjenja,
e nuk ka mendime?
…
6.
Ajo nuk ngopet.
Kjo është edhe karakteristikë
e Demave në zodiak:
i duan sendet,
e i pëlqejnë njerëzit,
në vend se
t’i duan njerëzit
e t’u pëlqejnë sendet.
E keni parë:
Vjosën,
Lumirin,
Albulenën…
Kjo e fundit,
si i adhuron shtikllat
më shumë se njeriun.
Si gëzohet
që i ka rritur thonjtë artificialë
dhe flokët bishta…
Këta
e shijojnë mallin,
luksin,
u pëlqen
të duken bukur,
me zor.
Vjosa i ka dy shtëpi,
dhe prapë
sillet si viktimë.
Sikur dikush
ia ka shkatërruar jetën.
Dhe:
Është e sinqertë
në vuajtjen e saj.
Sepse ajo
vërtet mendon
se jo dy shtëpi,
por krejt Kosova
duhet të jetë e saj.
Është ndjesia e saj
e sinqertë.
Është e magjepsur.
Ka fluturuar.
Mëkat.
…
7.
Hashim Thaçi
jetonte me qira,
për t’u dukur i varfër
para popullit.
Me të njëjtin stil
edhe Albin Kurti.
Ndërsa Vjosa Osmani,
më e mençur
se këta të dy:
edhe e ha dynjanë,
edhe nuk skuqet
që populli pyet
ku i gjen paret
për luksin.
Sepse,
populli nuk pyet.
Një grua
me bluzë të bardhë tenisi,
të burrit të vet –
bam –
i ra gjoksit me forcë
kur i tha Vjosës:
“Na ke neve?”
E ti moj “puse”,
kë e ke,
që as rrogë s’ke?
…
EPILOG
E rebeluar
nga keqpërdorimi i dashurisë
në përgjithësi,
e kam hartuar:
“Kodin Penal të Dashurisë
në Republikë”
(botim i përkohshëm,
por me pasoja të përhershme)
…
P.S.
“Nuk e di
se t’kam bezdisë.
Unë të pata me kimet.”
…
AUTOKRITIKË:
…ke harruar
kur e ke përqafuar dikë
për herë të fundit.
Një ditë diele.
Një ditë zamani.
