Zelensky: Putini jeton në një “realitet tjetër”, SHBA-ja mbështet vlerësimin e Ukrainës për frontin
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se SHBA-ja ka mbështetur vlerësimin e Ukrainës për situatën në fushëbetejë, ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin, jeton në një “realitet tjetër”.
Deklaratat e tij vijnë në kohën kur në Abu Dhabi po zhvillohen bisedimet trepalëshe mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së, të ndërmjetësuara nga Uashingtoni. Bisedimet kanë nisur të martën dhe do të vazhdojnë edhe të mërkurën.
Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky ka thënë se pala ruse kishte pretenduar gjatë bisedimeve se kishte pushtuar gjysmën e rajonit të Donbasit, në lindje të Ukrainës.
“Ky është problemi. Putini jeton në një realitet tjetër”, ka shkruar presidenti ukrainas, duke shtuar: “Edhe unë mund t’i vizatoj një hartë ku e pushtoj plotësisht Rusinë. Por kjo nuk është e vërtetë. Ajo që ishte pozitive është se pala amerikane konfirmoi vlerësimin ukrainas për atë që po ndodh në fushëbetejë”.
Zelensky ka thënë po ashtu se ishte “i kënaqur” që kishte vërejtur një ndryshim në qasjen e ndërmjetësuesve amerikanë gjatë bisedimeve në Abu Dhabi.
“Po shoh ndryshime. Jam shumë i kënaqur me atë që po dëgjoj. Do të shohim se çfarë mund të bëhet”, ka deklaruar Zelensky në një konferencë për media në Kopenhagë, kur është pyetur për ndryshimet në qasjen ndaj negociatave të paqes nga të dërguarit amerikanë Jared Kushner dhe Steve Witkoff.
Presidenti ukrainas e ka cilësuar ditën e parë të bisedimeve, të parat diskutime trepalëshe që nga shkurti, si konstruktive dhe përmbajtjesore.
Ai ka thënë se në agjendën e takimit në Abu Dhabi ishte përfshirë edhe hartimi i një arkitekture të re të sigurisë për Evropën, ide kjo e ngritur të martën nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
“Ne të gjithë jemi shumë të kujdesshëm për këtë temë, sepse askush nuk e kupton plotësisht se çfarë duan ata. Mendoj se ne e kuptojmë, por askush nuk i ka parë dokumentet dhe atë që amerikanët kanë diskutuar me rusët”, ka thënë Zelensky.
Në Abu Dhabi, zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se synojnë të arrijnë një “fund të përhershëm” të luftës.
Një pjesë e propozimit të administratës Trump përfshin hartimin e një “arkitekture afatgjatë të sigurisë” mes Rusisë dhe Evropës. Megjithatë, zyrtarët evropianë janë të shqetësuar se Moska mund të këmbëngulë në kërkesat e saj të ashpra që NATO-ja të zvogëlojë praninë ushtarake në të gjithë Evropën Lindore, gjë që do t’i linte aleatët të ekspozuar ndaj ndikimit të Rusisë.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Ukrainës ka bërë të ditur se i ka kërkuar sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, të përshpejtojë dërgesat e raketave interceptuese, në kohën kur Rusia po shton sulmet ndaj infrastrukturës energjetike.
thënë se i kishte kërkuar Uashingtonit të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj Moskës, edhe gjatë përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Abu Dhabi.
Ai se Ukraina mbetet e gatshme të diskutojë një sërë masash për uljen e tensioneve, përfshirë armëpushimet që do të përfshinin Detin e Zi dhe infrastrukturën energjetike.
