TË FUNDIT

Zbulohen mallra të padeklaruara në Vërmicë, në vlerë prej 10 mijë euro

Në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë, gjatë procedurave të zhdoganimit të mallrave, zyrtarët doganorë kanë identifikuar parregullsi në sasinë e mallrave të deklaruara.

Sipas një njoftimi për media thuhet se bazuar në analizën e riskut, dërgesa është selektuar për kontroll fizik.

Ndërkaq, siç thuhet në njoftim pas verifikimit të dokumentacionit përcjellës, zyrtarët doganorë kanë vazhduar me kontrollin fizik të mallrave, me qëllim të verifikimit të përputhshmërisë ndërmjet deklarimit doganor dhe gjendjes faktike, përfshirë përshkrimin dhe sasinë e mallrave.

“Gjatë kontrollit fizik janë konstatuar mospërputhje në sasinë e mallrave, përkatësisht mallra të padeklaruara, vlera e të cilave vlerësohet të jetë rreth 10,300 euro. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës, parandalimin e parregullsive doganore dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi, duke siguruar trajtim të barabartë për të gjithë operatorët ekonomikë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *