Xhevat Prekazi me deklaratë të turpshme, vajton për Serbinë! Kështu e quan
Ish-futbollisti Xhevat Prekazi ka shokuar me deklaratat turpshme që i dha në intervistën e fundit për mediat serbe.
Ai pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në Serbi dhe në Turqi, u shpreh i brengosur e i mërzitur që Serbia nuk ka mundur të kualifikohej në Kupën e Botës 2026.
“Është një tragjedi e madhe që Serbia nuk është kualifikuar në Botëror, është një tragjedi e madhe.
Njerëzit nuk kanë dëgjuar për një vend si Curaçao, pastaj Uzbekistani, e nuk është Serbia, e cila ka mijëra futbollistë kualitativë
Ky është një turp për futbollin tonë”, deklaroi ish-futbollisti mitrovicas për televizionin serb “N1”.
“Ky Botëror për mua është një cirk klasik. Sa shumë ekipe marrin pjesë, nuk ka atmosferë.
Në të kaluarën ke jetuar për Botëror, ka pasur futbollistë të mëdhenj aty, tash është bukfalisht një cirkus
Është tragjedi që futbolli ka ardhur në këtë gjendje”, shtoi Prekazi, i cili edhe në të kaluarën ka dhënë deklarata të tilla shokuese dhe skandaloze.
