Vranësira dhe reshje shiu në Kosovë, temperaturat deri në 12°C
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se moti në vend do të jetë kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu.
Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 7 deri në 12 gradë Celsius.
Ndërkaq, era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes
