Vjedhje në një shtëpi në Zubin Potok, persona të panjohur marrin para
Një shtëpi në Zubin Potok ka qenë cak i vjedhjes nga persona të panjohur.
Rasti është raportuar më 14 nëntor, pasi ankuesja ka njoftuar Policinë se, gjatë kohës sa ajo dhe familjarët e saj ndodheshin jashtë vendit për vizitë, shtëpia kishte mbetur pa banorë.
Me t'u kthyer në shtëpi, ajo ka vërejtur se persona të panjohur dyshohet se kishin hyrë brenda dhe kishin vjedhur një shumë parash.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente. /Telegrafi/
