POLITIKATË FUNDIT

​“Veprim i dobët dhe papjekuri politike”, shefja e deputetëve të LDK-së e ashpër me PDK-në

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, e ka cilësuar veprim të dobët dhe papjekuri politike kthimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend. Ajo ka kërkuar hartimin e një strategjie kombëtare për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa ka paralajmëruar se LDK-ja do t’i përdorë të gjithë mekanizmat opozitarë ndaj Qeverisë Kurti, pa përjashtuar edhe protestat.

Lushaku-Sadriu, në intervistën për emisionin “Intervista e javës” në kp, ka kritikuar PDK-në për kërkesën ndaj presidentes Justina Shiroka-Pula që ligji për Dhomat e Specializuara të kthehet në Kuvend, duke vlerësuar se një veprim i tillë tregon mungesë të qëndrueshmërisë në vendimmarrje politike.

Sipas saj, një ligj që procedohet në Kuvend duhet të mbështetet në një vlerësim të kujdesshëm politik dhe juridik, ndërsa kthimi i tij në fazën fillestare, pasi është miratuar në dy lexime, nënkupton rihapjen e diskutimit për secilin nen.

“Veprim i dobët dhe papjekuri politike”, shefja e deputetëve të LDK-së e ashpër me PDK-në

“Unë e shoh si veprim të dobët të vetë PDK-së, për shkak se kur e procedon një ligj, ti beson në të dhe beson që është rruga e duhur edhe është ligji i duhur. Pastaj të kthehet pas disa ditësh, kur ligji ka arritur në stadet e fundit, të kthehet në fazën fillestare, ligji do të hapet i tëri dhe do të diskutohet për secilin nen aty, e ke kthyer ligjin në fazën fillestare, kjo tregon për një papjekuri politike. Aq më tepër kur e marrim parasysh ndikimin që e ka pasur, duke e ndërlidhur edhe me protestat, edhe me çështjet e sigurisë të cilat janë ngritur pastaj edhe atmosferën në të cilën është manifestuar në ato ditë. Unë e kuptoj edhe ndjeshmërinë për procesin e Hagës dhe ndjeshmërinë që kanë qytetarët, por janë partitë politike ato që duhet të gjykojnë në mënyrë profesionale dhe me përgjegjësinë dhe seriozitetin më të lartë për të mbrojtur shtetin dhe për të ndihmuar proceset për të cilat jemi duke folur. Por, këtu kërkohet seriozitet dhe një matje e madhe edhe e pulsit publik, menaxhim i njerëzve, dhe ndjenjave që kanë manifestuar ata”, tha ajo.

Sa i përket qëndrimit të LDK-së për kthimin e ligjit në Kuvend, Lushaku-Sadriu ka deklaruar se partia e saj vlerëson se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së duhet të mbështetet kryesisht në mekanizmat juridikë, përfshirë procedurat e apelit.

Mirëpo, Lushaku-Sadriu ka shprehur shqetësimin se ndërhyrjet ligjore përmes një ligji të thjeshtë mund të prodhojnë pasoja afatgjata për vendin. Sipas saj, Kosova ka marrë obligime ndërkombëtare dhe ka bërë ndryshime kushtetuese për themelimin e Dhomave të Specializuara, andaj çdo veprim në këtë drejtim duhet të vlerësohet me kujdes.

Rikthimi i ligjit në Kuvend, ky është qëndrimi i LDK-së

“Ne kemi besuar që rruga e duhur për ta mbrojtur luftën çlirimtare, por edhe për rastet e fundit në Hagë është niveli i apelit, duhet mjetet gjyqësore, mjetet juridike të përdoren me qëllim që të ofrohen fakte sa më shumë edhe që të ketë pastaj rezultat në lartësinë e dënimit. Ky është mendimi ynë për aq kohë sa ne kemi thënë që duhet shteti t'i ofrojë mbështetje institucionale ish-krerëve të UÇK-së, gjithsesi ligji mund ta dëmtojë Kosovën në afatgjatë. Për shkak se, mos harroni që Kosova ka marrë obligime ndërkombëtare, me marrëveshje ndërkombëtare dhe Kosova vetë ka bërë ndryshime kushtetuese për t'i themeluar Dhomat e Specializuara. E vetëm procedimi me një ligj të thjeshtë, kështu siç është bërë nga iniciuesi, edhe nga përkrahja e Kuvendit, kemi parashikuar edhe i kemi adresuar atë ditë edhe në fjalim se mund të sjellë pasoja për Kosovën, për çka absolutisht nuk është dëshira jonë dhe mendoj që ne, para së gjithash, duhet të përkujdesemi ta ruajmë Kosovën, shtetin tonë, parimet tona demokratike dhe të mos bëjmë veprime të ngutshme që mund ta lëkundin pozitën tonë”, deklaroi ajo.

Në anën tjetër, Lushaku-Sadriu ka bërë të ditur se LDK-ja ende nuk ka marrë ftesë zyrtare për takimin e grupit punues që pritet të merret me hartimin e strategjisë për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së.

Ajo ka thënë se, ndonëse përfaqësuesit e subjekteve politike janë emëruar, deri tani nuk ka thirrje zyrtare për fillimin e punës dhe as konstituim të grupit.

Lushaku-Sadriu ka vlerësuar se një strategji e tillë do të mundësonte koordinim më të mirë institucional, kontribut në pasurimin e fakteve për proceset e apelit dhe menaxhim më të mirë të imazhit të Kosovës, varësisht nga vendimet që mund të merren në Hagë.

Kur do të takohet grupi punues për hartimin e strategjisë për ish-krerët e UÇK-së?

“Në fakt, ende nuk kemi marrë një ftesë zyrtare. Përkundër faktit që ne po mendojmë që afatet edhe kemi bërë thirrje gjithmonë që energjinë tonë si subjekte politike ta shpenzojmë duke investuar në një strategji të tillë kombëtare e jo vetëm në një ligj. Tash po e shohim që nuk ka nga ana e qeverisë nuk ka një thirrje, nuk ka një konstituim të grupit përkundër faktit që i kemi emëruar përfaqësuesit e subjekteve politike. Pres që në ditët në vijim që sa më shpejt të jetë e mundur të fillojë puna… Strategjia është dashur të jetë punë e kryer deri tash. Sjellja në situatë të tillë, domethënë pa strategji, kërkon një konstituim të shpejtë, edhe një punë më intensive për t’i ndihmuar proceset që varen edhe prej kësaj strategjie. Shteti ynë duhet të del sa më mirë në çdo lloj vendimi, i cili mund të merret atje. Se mund të ndikojmë në kuptimin e menaxhimit të imazhit të Kosovës për çfarëdo vendimi që mund të merret në Hagë, po në anën tjetër mund të kontribuojmë edhe në pasurimin e fakteve për procesin e apelit. Edhe kjo është diçka që mund t'i shkojë në dobi krejt procesit për të dalë e vërteta dhe drejtësia. Po, absolutisht, ne kemi thënë se jemi për një strategji dhe një mbështetje institucionale për këtë proces”, tha Lushaku-Sadriu.

Duke folur për zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka-Pula, Lushaku-Sadriu ka deklaruar se LDK-ja është de-faktorizuar politikisht pasi nuk u zgjodh president Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar nga partia e Lumir Abdixhikut.

Sa u përket pritjeve nga presidentja Shiroka-Pula, ajo ka theksuar se ajo duhet t’i respektojë kompetencat dhe obligimet kushtetuese, të përfaqësojë të gjithë qytetarët dhe të mbajë qëndrim të pavarur nga partitë politike.

“LDK-ja u de-faktorizua”, Lushaku tregon pritjet për presidenten Shiroka-Pula

“LDK-ja u de-faktorizua, sepse presidenti ose presidentja e tanishme u zgjodh pa votat e LDK-së. Kjo ishte faktike përkundër faktit që LDK-ja u tregua e përgjegjshme dhe shkoi në dialog që nga fillimi, dhamë opsionet tona, u munduam të kontribuojmë në një proces për t'i dhënë vendit institucione, domethënë institucione për ta konstituuar arkitekturën institucionale edhe për të mos shkuar në zgjedhje për shkak se ishte kërkesë edhe mbarëqytetare… Ne presim që ajo t'i respektojë kompetencat e saj kushtetuese, obligimet kushtetuese, të jetë zëri i të gjithë qytetarëve, të synojë unifikim edhe mbajtje të qëndrimeve të pavarura ndaj partive politike, pavarësisht kush e ka përkrahur dhe çfarë qëndrimi kanë mbajtur. Ajo ka obligime shtetërore, ka obligime që udhëheq me disa sektorë tepër të ndjeshëm të Kosovës. Shpresoj shumë që ajo të jetë një figurë unifikuese dhe të mbahet mend për pavarësinë e saj në atë post e t'i jep krenari Kosovës”, deklaroi Lushaku-Sadriu.

Ajo foli edhe për opozitarizmin e LDK-së, duke paralajmëruar se do të përdorin të gjithë mekanizmat në dispozicion për të kërkuar llogaridhënie nga Qeveria Kurti.

Ajo ka përmendur pyetjet parlamentare, interpelancat dhe angazhimin në komisionet parlamentare si instrumente përmes të cilave LDK-ja synon të ushtrojë kontroll dhe të adresojë, sipas saj, gabimet e qeverisë.

Lushaku-Sadriu ka thënë se partia do të vlerësojë edhe reagimin e qeverisë ndaj kritikave të opozitës, duke lënë të hapur mundësinë e përdorimit të formave të tjera të kundërshtimit politik, përfshirë protestat.

“Do t’i përdorim të gjitha mjetet”, LDK nuk përjashton protestat ndaj Qeverisë Kurti

“Opozitëbërjen do ta bëjmë në mënyrë sa më aktive, do të kërkojmë llogaridhënie posaçërisht në komisione parlamentare me pyetje parlamentare, me interpelanca, me të gjitha mjetet të cilat i kemi në dispozicion për me ushtruar opozitën. Ka qindra tema e shumë gabime të cilat i presim nga kjo qeveri sepse e kemi parë praktikën se si qysh ka qeverisur në 60-të e fundit edhe gjatë dy viteve që kishim krizë politike… Ne i përdorim të gjitha mjetet. Edhe votat që tregojnë atë momentum, edhe votat se sa seriozisht i qaset edhe kritikave tona. Nëse ne arrijmë ose nuk shohim asnjë rezultat nga kritikat tona, normalisht që ne do t'i përdorim të gjitha mjetet që i kemi në dispozicion edhe nuk përjashtohet asnjë mjet se opozita këtë detyrë e ka”, përfundoi ajo.

Aktori Çun Lajçi ka reaguar ashpër lidhur me kërkesën për rikthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke kritikuar ata që, sipas tij, përdorin UÇK-në dhe luftën për interesa personale. Në…

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se gjatë pesë viteve të qeverisjes janë rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka…

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit një delegacion të klubit FC Dardania Basel, të themeluar më 1993 nga bashkatdhetarët shqiptarë në Zvicër. Kurti ka vlerësuar rolin e klubeve sportive të…

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka komentuar kandidaturën e Përparim Ramës për kryetar të partisë, kërkesat për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut dhe mundësinë që ky i…

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për bashkim rreth një qëllimi të përbashkët, duke theksuar rëndësinë e rikthimit te lista e përbashkët. Në një postim, Haziri u ka bërë thirrje…

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka thënë se Kosova po shpenzon deri në dy milionë euro në ditë për import të energjisë elektrike, duke kritikuar Qeverinë për gjendjen në sektorin energjetik. Në një konferencë…

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij ka qenë kundër kthimit të Ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend për rishqyrtim, duke vlerësuar se një veprim i tillë nuk i ka…

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, po merr pjesë në Samitin Global të Inovacionit dhe Sigurisë, i cili po mbahet më 22 dhe 23 tetor 2026 në Palm Beach County, Florida, në Shtetet e Bashkuara të…

Kryetari i Aleancës , Ardian Gjini, ka deklaruar se Kosova po përballet me krizë të rëndë energjetike, duke pretenduar se vetëm gjatë muajit shtator importi i energjisë elektrike ka kushtuar rreth 27 milionë euro. Ai ka paralajmëruar se vendi…

Bashkimi i forcave politike shqiptare në atë që njihet si “Koalicioni Shqiptar” në Serbi për zgjedhjet e 25 tetorit paraqitet si një zhvillim i rëndësishëm për përfaqësimin politik të shqiptarëve dhe mbrojtjen e…

Presidentja e Kosovës, Vjosa Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që jetojnë në Kosovë, të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të parakohshme që mbahen të dielën,…

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK’së, Vlora Çitaku, iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që në zgjedhjet e nesërme të dalin e të votojnë për Koalicionin…

Kërkesa e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas së cilës presidentja e vendit e ktheu në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara, po ngre pikëpyetje për arsyet e këtij veprimi dhe efektet që mund të ketë në procesin e…

Deputeti i PDK’së, Rrustem Mustafa, ka kërkuar unitet e përgjegjësi shtetërore për mbrojtjen e katër ish-krerëve të UÇK’së në Hagë në fazën e Apelit pas aktgjykimit dënues të shkallës së…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është pritur në Budapest nga kryeministri hungarez, Peter Magyar. Lajmi është bërë i ditur nga Presidenca e Kosovës, e cila ka njoftuar se pas takimit me kryeministrin hungarez,…

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë për parandalimin dhe trajtimin e varësisë nga drogat, i mbajtur në komunitetin San Patrignano në Itali, në…

Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke e kritikuar për qëndrimet e tij ndaj protestave kundër qeverisë dhe për raportet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në një shkrim,…

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka deklaruar se Milan Radoiçiqi dhe të gjithë personat përgjegjës për sulmin e armatosur në Banjskë duhet të mbahen përgjegjës para drejtësisë. Për…

Lidhur me marrëveshjen e arritur sot ndërmjet Shqipërisë dhe Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), ka reaguar Bordi i Paqes, duke theksuar se ajo parasheh mbështetje shtesë për operacionet e sigurisë dhe kapacitetet e planifikimit…

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që më 25 tetor të votojnë Koalicionin Shqiptar me numër 17, për të forcuar…

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke nisur rrugëtimin e tyre në shërbim të Republikës së Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se…

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka arritur dakordim në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme partiake, pas një mbledhjeje të përbashkët me drejtuesit e Qendrave në Kosovë dhe në mërgatë, ku u diskutua edhe për zhvillimet…

Ambasada e Hungarisë në Prishtinë ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se kryeqyteti është ndriçuar me ngjyrat kuq, bardh e gjelbër, në shenjë nderimi për 70-vjetorin e Revolucionit hungarez të vitit…

Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e presidentes Justina Shiroka Pula për kthimin e ligjit në Kuvend për rishqyrtim, duke rikujtuar se mandati dhe pavarësia e Dhomave të Specializuara duhet të respektohen plotësisht. Bashkimi Evropian ka…

Në seancën solemne në Hungari u kujtua kryengritja kundër regjimit komunist dhe ndërhyrjes sovjetike, ndërsa liderët evropianë theksuan rëndësinë e lirisë, demokracisë dhe solidaritetit. Presidentja e Republikës së…

Kryeministri i Republikës së Kosovës, i, dje pasdite në kuadër të Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit, u takua me Lord Wood of Anfield, Nënsekretar Parlamentar i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme…

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, në takimin e parë të “Tryezës me partnerët socialë”, prezantoi të arriturat e deritanishme të ministrisë, objektivat për periudhën në…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u prit në takim nga homologu hungarez, András Baka, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, procesin e integrimit evropian të Kosovës, bashkëpunimin…

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi gjeneratën e re si më të madhen deri më tani, duke theksuar se Qeveria synon ta forcojë ushtrinë përmes investimeve në armatim, pajisje moderne dhe kapacitete vendore të mbrojtjes. 515 ushtarë të rinj…

Durim Elshani, këshilltar për media i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka sqaruar rrethanat e trajtimit të pacientes me kancer, e cila ka ndërruar jetë, duke thënë se sipas dokumentacionit mjekësor, ajo kishte marrë…

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është ndaluar një person për 48 orë, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen lidhur me rastin e njohur si “Rasti i njëmilionëshit”. Sipas njoftimit të…

Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves me të cilin tha se bisdeoi për sfidat që përballet Kosova dhe domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar. Osmani përmes një…

Ndër 515 ushtarët e rinj të FSK-së që sot dhanë betimin, ishte edhe Argjendë Elshani. Ajo foli për sfidat dhe përgatitjet që kanë kaluar gjatë trajnimit ushtarak. Elshani: Zgjimet pa zbardhur drita, marshimet, netët pa…

Ka përfunduar restaurimi i Valanicës dhe Mullirit në fshatin Bellobrad të Dragashit, ka njoftuar ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci. “Dy zeje tradicionale, nën të njëjtën çati”, ka shkruar Bogujevci në Facebook. Ajo ka…

Policia e Kosovës, në partneritet dhe me përkrahjen e misionit të OSBE-së në Kosovë, ka organizuar tryeza diskutimi me moton “Siguria në shkolla”, me qëllim parandalimin e dukurive negative dhe dhunës në shkollat e mesme. Sipas…

“Qeveria e Kosovës synon të investojë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati. Zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës mbetet prioritet”, tha kryeministri Albin Kurti në ceremoninë e betimit të 515…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është pritur në takim nga Presidenti i Hungarisë, Andras Baka, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, integrimin evropian të Kosovës, bashkëpunimin…

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është krenari kombëtare dhe nuk duhet të përdoret si instrument i linçimit…

Ushtarët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dhënë sot betimin solemn gjatë ceremonisë së diplomimit të mbajtur në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. 515 rekrutët e diplomuar…

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, reagoi pas dërgimit të djeshëm të kërkesës zyrtare nga Grupi Parlamentar i PDK-së te presidentja Justina Shiroka-Pula për ta kthyer Ligjin për Gjykatën Speciale…

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën nga ora 11:00. Kuvendi bëri të ditur edhe rendin e ditës në një njoftim për media ku një ndër pikat është edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe…

Gani Geci është liruar nga paraburgimi, pasi është intervistuar në Prokurorinë e Shtetit lidhur me dyshimet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj, shkruan “Bota sot”. Rasti lidhet me një postim të Mehmetajt në Facebook për…

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), bëri të ditur se janë ekzekutuar pagesat direkte për 5 mijë e 455 fermerë përfitues të subvencioneve,…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari”, ku diplomuan 515 ushtarë të…

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, është mbajtur ceremonia e diplomimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha se sot po betohen 515 ushtarë të rinj…

Ka nisur ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në Kazermën “Adem Jashari”. Në ceremoni po marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe…

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka mirëpritur në një vizitë zyrtare Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë, Auron Rrokaj, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve…

Radioja e Policisë merr dritën e gjelbër

Rron Gjinovci me gjuhë të ashpër ndaj Ramës: “Zgjodhi all inclusive, me hy edhe në burg”

“Është koha për hapa konkretë”, Zulfaj kërkon avancimin e Kosovës në BE

Qeveria: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri në këtë mandat

Zgjedhjet në Serbi dhe beteja e përbashkët e shqiptarëve për rritjen e përfaqësimit politik në Beograd

Kurti u pre nga fotoja. Kosova pritet prej vitesh

Shqipëria dhe çështja çame 1929-1939

Po ringrihet Kulla e vëllezërve Lan e Nekë Halili në Belle të Deçanit

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj të fundit. Nga ajo që shihet, artistja…

Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen në Romë të Italisë, me një paraqitje të guximshme dhe plot…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *